Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), mbështet reagimin e banorëve të fshatit Gorna Gorica, Bashkia Pustec dhe kërkon nga OSHEE-ja që të paguajë dëmet e shkaktuara nga ndërprerjet e shpeshta në rrjetin elektrik.
– Nuk kanë të sosur problemet me energjinë elektrike në Bashkinë Pustec. Pasi banorët e komunitetit maqedonas në Bashkisë Pustec kaluan një javë pa energji elektrike, dje në fshatin Gorna Gorica, në Bashkinë Pustec, si pasojë e stakimit të menjëhershëm të energjisë elektrike janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ku janë djegur me qindra elektro-shtëpiake.
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE mbështes reagimin e banorëve të fshatit Gorna Gorica kundër OSHEE-së për dëmet e shkaktuara, thuhet në reagimin e AMIE-së.
Shtohet se partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE kërkon nga organet kompetente të ngrenë Komision për verifikimin e dëmeve të shkatuara nga luhatjet e energjisë elektrike dhe banorët e fshatit Gorna Gorica të dëmshpërblehen për pajisjet e dëmtuara, pasi janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike.
Duam të theksojmë se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e mundshme nga luhatjet e tensionit sepse marrëveshja ndërmjet OSHEE-së dhe konsumatorit parashikon dëmshpërblim në rast të dëmtimit të pajisjeve, që vijnë nga luhatjet e tensionit, thuhet në reagimin e AMIE-së.
© Makedonium