Ambasadori Markovski në takim me Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi

Ambasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski ka zhvilluar një takim pune me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.


Danço Markovski dhe Robert Gajda

Sipas ambasadës maqedonase në Tiranë, ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për informim të ndërsjellë për çështjet që kanë të bëjnë me pakicën kombëtare maqedonase në pritje të regjistrimit të popullsisë që do të mbahet në gjysmën e dytë të këtij viti, si dhe për aktivitete të tjera nën juridiksionin e Komisionerit.

©Makedonium