Ambasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski sot ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi.
Në takim u konfirmua bashkëpunimi i mirë mes dy Ministrive të Brendshme, si dhe përkushtimi për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në disa fusha, me qëllim të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se në periudhën e ardhshme presin zbatimin e projektit One Stop Shop, i cili minimizon procedurat kufitare si për njerëzit ashtu edhe për bizneset.
Ambasadori Markovski kërkoi nga ministri Çuçi që të shqyrtohet mundësia që pika kufitare Trebisht-Xhepisht të punoj 24 orë. (Makedonium)