Sterjovski kërkon në buxhetin e vitit 2020, planifikimin e fondeve për minoritetet dhe për zonat ku jeton komuniteti maqedonas në Shqipëri

Deputeti i partisë Aleancа е Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, Vasil Sterjovski, në seancën plenare e 5 dhjetorit 2019, kërkoi në buxhetin e vitit 2020 të planifikohen fonde për minoritetet dhe për zonat ku jeton komuniteti maqedonas në Shqipëri.

Më poshtë fjalimi i plotë:
I nderuar kryetar i Kuvendit
Të nderuar deputet
Ne fillim dua ti shprehë ngushëllimet e mia të siqerta për familjaret e viktimave nga tërmeti, ndërsa të lënduarve i dëshirojë shërim sa më të shpejtë.

Të gjithë qytetarët shqiptarë pavarsishtë përkatësisë etnike u solidarizuan me bashkëqytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Mbështeteje për të prekurit nga tërmeti katastrofik dhanë të gjithë qytetarët shqiptar si Shqiptarët, Grekët, Maqedonasit, Vllehët, Sërbët, Malëzezët, Boshnjakët, Rromët dhe Egjiptjanët në Republikën e Shqipërisë.

Shprehim mirënjohje të gjitha institucioneve të vendit tonë por edhe vullnetarët për gjithë sakrificën që treguan për përballjen me pasojat e tërmetit.

I shpreh mirënjohje të gjithë Maqedonasve në Shqipër të cilat treguan solidaritetin dhe humanizmin dhe kontribuan me ndihma financiare por edhe me ushqime, veshje për bashkëqytetarët tanë të prekur nga tërmeti dhe i bëjë thirje të vazhdojnë me solidaritetin dhe mbështetjen për të prekurit nga tërmeti.

I shprehim mirënjohje dhe falenderojmë fqinjët tanë por edhe vëndet e tjera të cilat u solidarizuan dhe ndihmuan në përballjen e pasojave emergjente nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shpresojmë se ato do të na mbështetin dhe ndihmojnë edhe në fazën e rindërtimit të banesave të shembura dhe të dëmtuara me qëllim që pasojat shkratrimtare dhe trauma psikologjike që shkaktoi ky tërmet tek popullsia të kalojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Sot po shqyrtojmë draftin e projektligjit për Buxhetin e vitit 2020. Pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit sigurisht që drafti aktual i Buxhetit të vitit 2020 duhet të rishikohet dhe do të ndryshojë në tërësi, të shkurtohen shpenzimet, të pezullohen edhe disa investime dhe këto fonde do kalojnë për rindërtimin e banesave të shembura dhe të dëmtuara nga tërmeti.
Po i rikthehem disa problemeve konkrete per Buxhetin e vitit 2020 lidhur me pjesën që jemi të interesuar. Me keqardhje konstatoj se në draftin e projektligjit për Buxhetin e vitit 2020 nuk është planifikuar asnjë fondë për pakicat kombëtare pavarsisht detyrimit të cilit vendi ynë ka ndaj minoriteteve të cilat janë qytetare luajal dhe taksapagues të rregulltë të këtij vendi.
Sipas Ligjit “për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” i miratuar në tetor të vitit 2017, Komiteti për Pakicat Kombëtare financon, nëpërmjet fondit për pakicat kombëtare, nismat dhe projektet që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare dhe ruajtjen e promovimin e identitetit kombëtar, gjuhësor e kulturor të tyre.
Në këtë draft të projektligjit për Buxhetin e vitit 2020 nuk parashikohet asnjë fond për Komitetin për Pakicat Kombëtare që do të thote se minoriteti Maqedonas, Grek, Vlleh, Malëzez, Sërbë, Boshnjak, Romë dhe Egjiptjan në vitin 2020 ashtu si edhe ne 30-të vitet e fundit, nuk do të kenë asnjë fond për mbështetjen e nismave dhe projektet që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare dhe ruajtjen e promovimin e identitetit kombëtar, gjuhësor e kulturor të tyre.

Në Buxhetin e vitit 2020 nuk është planifikuar asnjë fondë për ngritjen e redaksisë së gazetarëve të minoriteteve pranë radiotelevizionin publik i cili para dy viteve në bazë të ligjit “për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” ka filluar të transmetojë nga 5 min lajme në disa gjuhë të minoriteteve në RTSH2, një kanal televiziv i dedikuar pakicave kombëtare.
Ky ka qënë një hap pozitiv, por mangësitë në lidhje me kohëzgjatjen dhe përmbajtjen e programeve të transmetuara të cilat nuk u pergjigjen interesave, nevojave dhe problemeve reale të pakicave vazhdojnë të ekzistojnë akoma. Me ngritjen e redaksisë së gazetarëve të minoriteteve në RTSH ata do te ishin krijuesit e lajmeve, kronikave dhe reportazheve për minoritetin që përfaqësojnë.
Gjithashtu në këtë draftë të projektligjit për Buxhetin e vitit 2020 nuk parashikohen fonde për zhvillimin ekonomik për zonat ku jetojnë minoritet përfshirë edhe minoritetin maqedonas në vendin tonë. Zonat ku jeton minoriteti maqedonas në Bashkinë e Pustecit në Zonën e Prespës, Zona e Gollobërdës në Bashkitë e Bulqizës dhe Librazhdit, Zona e Gorës në Bashkinë e Kukësit si dhe fshati Vërnik në Bashkinë e Devollit janë Zonat më të varfëra në vëndin tonë të lëna pas dore nga të gjitha qeveritë në 30 vitet e fundit pa infrastrukturën e nevojshme rrugore, ujësjellsa, kanalizime, shërbimin shëndetësor, energjinë elektrike etj.

Me gjithë situatën e renduar buxhetore nga tërmeti mendoj se trajtimi i problemeve të mësipërme do të kien në konsideratë për të treguar se qeveria aktuale është e interesuar për të zgjidhur problemet që minoritetet në përgjithësi dhe ai maqedonas në veçanti kanë në vendin tonë.
Faleminderit.

Мојот говор во албанското Собрание за Предлог – буџетот за 2020 година. Fjala ime në Kuvend për projektligjin e Buxhetit të vitit 2020.

Posted by Vasil Sterjovski on Saturday, December 7, 2019