Donald Lu, i emëruari i Presidentit Barak Obama në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri tha gjatë seancës së dëshmive në Nënkomisionin e Senatit për Çështjet Evropiane se Shtetet e Bashkuara duhet te vazhdojne te mbeshtesin mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve ne Shqipëri, forcimin e institucioneve demokratike si dhe vleresoi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare ne Shqiperi.
“Zgjedhjet ishin më të mirat që ka zhvilluar Shqipëria ndonjëherë, pati një kalim paqësor pushteti, por demokracia nuk është vetëm zgjedhje. Ne do të nxisim udhëheqësit e të dyja palëve të luftojnë krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin zërin në rritje të shoqërisë civile, mbrojten e të drejtave të pakicave, pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjshmërinë e politikanëve”.
Shtetet e Bashkuara tha diplomati amerikan i mbështesin plotësisht synimet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Ekonomia e Shqipërisë ka patur rritje të madhe gjatë viteve, por ashtu si edhe ekonomitë e shumë vendeve të tjera aleate, ajo ka mbetur në vend gjatë dy viteve të fundit. Dy janë mundësitë më të mëdha për rimëkëmbjen e saj: së pari, aftësia e Shqipërisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike, për të krijuar një atmosferë më të shëndetshme për bizneset, dhe së dyti, forcimi i partneriteteve ekonomike të Shqipërisë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara”.
Për një vend të vogël prej vetëm 3 milionësh, tha ai, Shqipëria pa dyshim jep një kontribut të madh për madhësinë e saj dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta mbështesin atë të modernizojnë forcat e saj të armatosura që të plotësojnë standardet e një vendi aleat të NATOs.
“Në të njejtën kohë ne duhet të ndihmojmë Shqipërinë të luftojë korrupsionin dhe përgjegjshmërinë brenda ushtrisë që ajo të plotësojë standardet më të larta të një aleati të NATOs”.
Donald Lu është diplomat karriere dhe për më shumë se dy dekada ai ka shërbyer në Departamentin e Shtetit, duke punuar në demokracitë e reja të dala nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik dhe të Evropës Lindore. (Makedonium)
Ne Shqiperi, politikanet e majte dhe te djathe,kane nje koncept te cunguar ne fushen e te drejtave te pakicave kombetare.Kur u be regjistrimi i popullsise nuk u puna te dilte realiteti i pakicave kombetare, por perkundrazi u perdoren dy taktika: disa heshten dhe disa parti ekstremiste te vetequajtura patriotike u hodhen ne aksion per ta sabotuar censusin, dhe ne fakt e sabotuan.Pra, nuk jemi me teorine per te fryre numurin e pakicave kombetare por duhet te dale realiteti dhe venbanimi i tyre, ku ne saj te ketyre dy te dhenave shteti te ndertoje politika ne fushen e arsimimit ne gjuhen amtare,te investoje per te ruajtur kulturen dhe traditen e tyre dhe pse jo te ndikoje edhe per problemet e punesimit.
Eshte bere zakon qe trajtim te mire te pakicave kombetare e quajne faktin: “Ja, ne nuk i trazojme, i kemi lene te lire te ushtrojne te drejtat e tyre”. A mund te ushtrosh te drejta pa perkrahje te shtetit, kur ne televizionin shteteror shqiptar nuk i jepet as nje ore ne dite minoriteteve, kur ne parlament nuk eshte gjetur mundesia per ta perfaqesuar, kur ne zyrat e shtetit te percjellin me buzeqeshje pa te bere pune etj.
Me sa di une nuk paska as Ligj per trajtimin e pakicave kombetare e tj.
Nuk e kuptoj ke quajne trajtim politikanet shqiptare?