Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Dr. George Ivanov, më 17 shtator u takua me përfaqësues të komunitetit maqedonas në Shqipëri .
Takimi u mbajt në Ambasadën maqedonase në Tiranë.
Në takim, përfaqësuesit e Maqedonasve në Shqipëri, e njohën Presidentin maqedonas me aktivitetet e tyre të ndërmarra në drejtim të rruajtjes të kulturës dhe identitetin maqedonas në Shqipëri, por edhe për vështirësitë që ata kanë me mësimin e gjuhës amtare maqedonase, dhe integrimin në jeten politike, shoqërore dhe kulturore.
Gjithashtu, përfaqësuesit e komunitetit maqedonas theksuan se komuniteti maqedonas në Shqipëri mbështes nënshkrimin e nje marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për mbrojtjen reciproke të komunitetit maqedonas në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Maqedoni.
Presidenti Ivanov i beri thirje Maqedonasive në Shqipëri të jenë të bashkuar për ti realizuar të drejtat minoritare dhe për të përmirësuar jetën e tyre në Shqipëri. (Makedonium)
Kerkesa e komunitetit maqedonas per nje mareveshje ndershteterore eshte e drejte dhe po u realizua do ndikoje pozitivisht ne plotesimin e te drejtave te maqedonasve.
Shume politikane shqiptare, te djathe dhe te majte, mburen prane mediave dhe perfaqesuesve nderkombetare se na qenkan shembull ne drejtim te trajtimit te minoriteve.Shteti nuk ka investuar per mbrojtjen e gjuhes dhe te identitetit ne qytetet kryesore qe ka maqedonas si Tirane,Korce,Elbasan e tj.Gjithashtu, mendoj qe duhet te luftojme qe te ndryshoje sistemi zgjedhor, me synym qe duke bashkuar votat ne shkalle vendi i kemi mundesite te kemi perfaqesues ne Kuvend.Dhe ne vazhdim te kesaj ideje duhet te pranojme qe jemi qytetare te veshtire mbasi me kollaj e kemi ti votojme partite shqiptare se sa Partine qe perfaqeson komunitetin tone.Ndoshta per kete te fundit duhet te punojme me teper dhe jo vetem ne kohen e fushates zgjedhore.
Ne nuk jemi me teorine qe nuk duhet te integrohemi ne shoqerine shqiptare.Perkundrazi, duhet te luftojme fort qe te integrohemi me shqiptaret mbasi ketu jetojme dhe punojme, duhet te forcojme me teper bashkepunimin, por krahas kesaj po punojme shume pak per te ruajtur traditen dhe identitetin.Niperit tane nuk dijne maqedonisht,nuk i kemi njohur me kulturen dhe traditat tona te bukura.Kuptohet, qe nuk eshte e veshtire qe ata te asimilohen.
Une qe shkruaj nuk kam mare persiper te shtroj probleme qe nuk njihen, por i trajtoj si kujtese dhe se duhet angazhim i te gjitheve qe te ruajme traditat,kulturen dhe identitetin tone maqedonas, dhe duhet te mburemi qe jemi maqedonas, nje komb i lashte dhe me histori ne Ballkan.