Kreshnik Spahiu, kryetar i Aleancës Kuq e Zi, paraqiti një ankesë kundër vendimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me të cilën është denuar me gjobe Aleanca Kuq e Zi për incidentet e shkaktuara në komunën Pustec më 16 nëntor 2012, kurse me vendimin e mëparshëm te 4 prill 2013 Komisioneri kërkonte falje publike nga Aleanca Kuq e Zi brenda 30 ditëve, përndryshe do të gjobiteshe.
Në padinë e ngritur nga Kreshnik Spahiu, kryetar i Aleancës Kuq e Zi drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë në Tirana thuhet:
“Pretendimet e ngritura nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe komuna Pustec janë sa absurd dhe jo reale, kjo për faktin e thjeshtë sepse nga ana e subjektit politik në komunën Liqenas, nuk është ndërmarrë asnjë veprim diskriminues apo dhunues kundrejt perfaqesuesve dhe komunitetit të Liqenasit.
Shqetësimet e shprehura nga Edmond Themelko, kryetar i komunës Pustec dhe vendimet e nxjera nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nuk janë mbështetur në ligj e në prova, e për pasoj keto vendime janë akte administrative absolutisht të pavlefshme “- thuhet në padin e Aleances Kuq e Zi.
Me padin, e cila i referohet Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Konventen Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Aleanca Kuq e Zi kërkon shfuqizimin e aktit administrativ, Vendimi i Nr.75 01.07.2013 “Për gjobë” nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe shpenzimet ligjore të mbulohen nga Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Edmond Themelko, kryetar i komunës Pustec.
Me vendimin e datës 4 prill 2013 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kërkonte falje publike nga Aleanca Kuq e Zi për incidentet e shkaktuara në komunën Pustec, dhe pasi nuk zbatovi vendimin, me 1 korik komisioneri mori vendim me të cilin Aleanca Kuq e Zi u denua me një gjobë prej 60.000 lek.
Edhe pse Komisioneri me vendimin e datës 4 prill 2013, gjykoi se dekleratat dhe veprimet e Aleances Kuq e Zi jane diskriminuese për minoritetin maqedonas në komunën Pustec dhe se: “Veprimet e tilla janë paraqitje tipike të një nacionalizmi agresiv dhe diskriminim të minoriteteve përmes mohimit i të drejtave të tyre që janë të garantuara me ligjet ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm dhe mosndëshkimi i një sjellje të tillë diskriminuese do te minonte rende qëllimin e ekzistimit të ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, megjithatë Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi vendosi që të ndëshkonte Aleancen Kuq e Zi me një gjobë minimale prej 60.000 lek, ndonese ligji parashikon gjobë deri ne 500.000 lek.
Seanca e parë per këtë padi do të mbahet më 7 tetor 2013, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.
Më 16 nëntor 2012, në komunën Pustec anëtarë të partisë ultra-nacionaliste, Aleanca Kuq e Zi dëmtuan sinjalistiken rrugore të komunës, sinjalistiken e gjimnazit, qëndrën shëndetësore si dhe thërrisnin parulla nacionaliste.
Këto sulme dhe kërcënime te Aleancës Kuq e Zi në komunën Pustec i dënoi ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksander Arvizu. Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Ballkanin Perandimor më 14.12.2012 në Tiranë, diplomati amerikan deklaroi se “Kërcënimet e kohëve të fundit ndaj pakicës maqedonase në Liqenas nga disa individë të drejtuar gabimisht, janë tërësisht të papranueshme dhe duhet të refuzohen kategorikisht prej të gjithë shqiptarëve” deklaroi ambasadori Arvizu.
Gjithashtu, këto incidente janë perfshire në raportin vjetor për të drejtat e njeriut në Shqipëri, nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. (Makedonium)
Diskutohet per nje gjobe simbolike kur kjo e ashtuquajtur aleance islamike te arnauteve meriton me teper te ndeshkohet.Ne fakt ajo goditjen me te forte e mori me 23 Qershor te ketij viti ku doli jashte lojes politike.Provat jane te gjalla ku veprimet qe kane kryer nje grup uliganesh ne Pustec te drejtuar me celular nga islamiku Kreshnik jane fotografuar dhe filmuar.
Kjo qe ndodhi ne Pustec eshte nxitje te urejtjes kombetare dhe fetare.Organet e specializuara, mbeshtetur ne Nenin e Kushtetus ku shprehet se kush nxit urejtje kombetare dhe fetare ndiqet penalisht i kane te gjitha provat per te hapur nje hetim. Theksoj se kjo qe ndodhi ne Pustec ishte nje provokim i popullates ne ndjenjen e saj kombetare dhe te besimi orthodoks.Atehere, kush mund ti perkthej thirjet esterike: Kjo eshte toke shqiptare, largohuni nga ky vend.Me cte drejte mer persiper Kreshniku te ndeshet me nje komunitet maqedonas qe vazhdimisht ka pare punen e tij, asnjehere nuk i ka sjelle probleme shtetit, perndrazi ka perballuar diskriminimin dhe perbuzjen.
Ne qoftese ky fenomen do ndodhte ne Dropull apo Himare si do ishte pefundimi.Le te tregohen trima me greket, por kane gjetur nje popull te urte dhe tolerant.
Po cfar maqedonas? Jo Jeni sllavo bullgar dhe asgjë tjeter! Dhe ti ore prespan shikoje gjakun se ke qenë dikur shqiptar por e shite bythen. Shikoje se cka eshte duke ndodhur ne maqedoni sot, shum jan duke kuptuar se jan shqiptar dhe po kthehen!
Vone e kam lexuar komentin e Leke Koles, ku sipas tij prespanet na paskan qene shqiptare dhe jane konvertuar ne maqedonas. Leka me siguri do te jete nje tip qe ska lexuar ne jeten e tij ndonje liber. Per te ne Ballkan ka vetem shqiptare ose arnaute dhe ska kombe te tjera. Ne jemi maqedonas sepse te paret tane tere jeten kane folur maqerdonish, kane kenduar ne gjuhen e bukur maqedonase dhe nuk kane ditur as nje fjale shqip. Prandaj ti Lek mos mer persiper te interpretosh gjera qe si njeh. Ne dallohemi nga ju qe nga sjellja,kultura dhe edukata. Ju jeni ekspresive qe e keni mendjen te sheri dhe vrasjet, se gen te tille keni, ndersa ne jemi paqesoje dhe tolerate. Mos u mer me kombet e tjera, por studjo veten,genin tend agresiv, qe je problem jo vetem brenda vendit, por edhe europa nuk gjen derman nga ju.