ILINDEN TRADICIONALISHT U FESTUA EDHE NGA MAQEDONASIT NE SHQIPERI

Në zonat e Gollobordes dhe Prespes u mbajten festimet me rastin e dy Ilindenit.

 

Festimi i Ilindenit në Trebisht të Gollobërdës

Festimi i Ilindenit në Trebisht të Gollobërdës

Në festimin, në Gollobordë morrën pjesë ambasadori maqedonas në Shqipëri, Vele Trpevski, deputetja Liljana Popovska, dhe një delegacion i organizatës jo-qeveritare  “NE-IMA” nga Prilepi e përbërë nga grupi folklorik “Pelagonka”, nga Obrshani, Maqedoni, dhe kryetari i organizates jo-qeveritare  “NE-IMA”, Boris Temoski.

Më përpara festimet mbaheshin mbi fshatin Gjinovec, ku ka egzistuar kisha “Shën
Ilia”, kurse nga katër vite më parë Ilindenin, të gjithë së bashku e festojnë në Trebishtë.
Organizatori i festimit ishte kordinator i Aleancës Maqedonase për Integrim Europian në Gollobordë, Edmund Osmani.

Në zonën e Prespës, me rastin e Ilindenit, për hërë të gjashtë u mbajt vera kulturore maqedonase ku morrën pjesë teatri “Gligor Pliçev” nga Ohri dhe teatri “Jordan Konstainov Xhinot” nga Velesi.

Festivalin e organizonte  shoqata e Maqedonasve me preardhje nga Shqipëria “Sonce” me kryetarin Edmond Sotir.

Në Maqedoni por edhe kudo ku jetojnë Maqedonsit këtë vite me dy gusht u shënua festa e dy  Ilindenëve historik  – 110 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 69 vjetori  i Mbledhjes së parë të KAÇKM-së.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan këmbanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit më 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpall Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.

Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë të osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë.

Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të  FD Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në përbërje: Metodija Andonov Çento.

Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore, në mesin e të cilave edhe Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike. (Makedonium)