Qeveria e Republikës së Shqipërisë, pas shpalljes së Butrintit, Lagunës se Karavastasë, Sistemit “Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës”, vendimin Nr 489, datë 13 Qershor 2013 shpalli pjesën e Liqeneve te Prespes si “Ligatina të Rëndësisë Ndërkombëtare” sipas Konventës se Ramsarit, te cilën Shqipëria e ka ratifikuar me 29.2.1996.
Nominimi i pjesëve shqiptare të dy liqeneve të Prespës si “Ligatina me Rëndësi
Ndërkombëtare” pason shpalljen e pjesës greke të liqeneve të Prespës si zonë Ramsar në vitin 1974 dhe të rezervës së Ezeranit në pjesën e Maqedonisë në vitin
1996. ashme, me shpalljen e pjesës shqiptare, është hapur rruga për një regjim trepalësh të ruajtjes për ekosistemet e rëndësishme liqenore, te cilat janë habitat
i shpendëve të rrallë dhe te rrezikuar si Pelikani Dalmat (Pelecanus onocortalus) dhe pelikanit te Bardhe (Pelecanus crispus) te cilët posedojnë një nga kolonitë me te mëdha te shumimit ne Evrope. Për me tepër, zona e përgjithshme e liqeneve është një vend i rëndësishëm dimërimi për shume shpendë qe vijnë nga vendet e tyre te shumimit ne rajonin Palearctic.
Studimet te ndryshme te ndërmarra ne vitet e fundit, kane vërtetuar se rajoni shqiptar i liqeneve te Prespes përbën një vend me larmi të jashtëzakonshme te
biodiversitet. Rajoni më gjerë ka qenë i njohur si një Hotspot Evropian dhe Global i Biodiversitetit, jo vetëm për shkak te numrit absolut te specieve dhe habitateve te pranishme, por edhe për shkak te cilësisë se tyre, te rëndësishme për ruajtje.
Zona aktuale e shpallur si zone e mbrojtur natyrore sipas Konventës Ramsar ka
një sipërfaqe totale prej 15,118.58 ha ku përfshihen kategoritë e mëposhtme të
përdorimit të tokës:
Zonat natyrore të mbrojtura në mënyrë specifike janë në përputhje me zonimin e
Parkut Kombëtar të Prespës, të përcaktuara në planin e menaxhimit të parkut.
Veprimtaritë social-ekonomike, që lejohet të kryhen në zonat natyrore të mbrojtura
“Ramsar”, janë të aktivitetet tradicionale si përdorimi i kujdesshëm i burimeve
peshkore apo praktikave të qëndrueshme bujqësore, duke mundësuar ruajtjen e
vlerave mjedisore në përputhje me nivelin e mbrojtjes sipas objektivave të planit
të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës.
Për më tepër, dokumenti nominimi ripërcakton se për ruajtjen dhe menaxhimin e
zonave natyrore të mbrojturaa në mënyrë specifike si habitate ujore (Ramsar)
përgjigjet administrata e Parkut Kombëtar të Prespës, nën autoritetin e Ministrisë
së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Kjo do të arrihet në kuadrin e
programeve, planeve të veprimit, etj., të përcaktuara në planin e menaxhimit të
Parkut Kombëtar. Organi kryesor i parkut është Komiteti i Menaxhimit të Parkut
Kombëtar të Prespës, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për ruajtjen dhe menaxhimin e zonës së mbrojtur natyrore në mënyrë specifike si një habitat për shpendët e ujit (Ramsar).
Shpallja e pjesës shqiptare të liqeneve të Prespës si zonë Ramsar u mbështet nga
projektit “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespa – Mbështetje për Parkun Kombëtar të Prespës në Shqipëri” (BMZ 2001 66 785) në kuadër të bashkëpunimit
dypalësh midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, përmes Bankës për Rindërtim KfW. (Makedonium)