Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 23 qershor 2013 do të garojë me listat e saj në të gjitha 12 qarqet zgjedhore të Shqipërisë.
Ne Qarkun e Korçës, Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian kandidon Valentinën Nestor doktor shkencash dhe lektor në gjuhën maqedonase në Universitetin e Tiranës.
Gazeta Makedonium përcjell biografinë e Valentinën Nestor.
CURRICULUM VITAE
VАLENTINA NESTOR
Lektor i Gjuhës maqedonase pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike
Universiteti i Tiranës
R. e Shqipërisë
TË DHËNA PERSONALE:
Lindur në Prespë, Korçë, R. e Shqipërisë, viti 1971.
ARSIMIMI:
Universiteti Shën. Кiril dhe Metodij∙ Fakulteti Filologjik ∙ Katedra e gjuhës maqedonase ∙ grupi – Gjuhë maqedonase dhe letërsi sllavojugore ∙Studime universitare∙ viti 1995.
Universiteti i Tiranës ∙ Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ∙ Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike ∙ Studime pasuniversitare∙ viti 2002.
Disertacioni i masterit: Huazimet leksikore ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes ∙ viti 2003.
Disertacioni i doktoraturës: Interferenca leksiko-gramatikore e gjuhës shqipe mbi tw folmet maqedonase të Prespës ∙ viti 2006.
PUNËSIMI:
Lektor i gjuhës maqedonase ∙ Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ∙ Tiranë, R. e Shqipërisë (1996-)
VEPRIMTARI TË TJERA PLOTËSUESE:
– Redaktore shkencore e: Fjalor shkollor shqip-maqedonisht Natasha Pepivani – Foto Nikolla, Korçë, viti 1999;
– Redaktore shkencore e: Fjalor Shqip-Serbisht, Tiranë 2008, Hasan Çipuri;
– Përkthyese;
– Autore e teksteve shkollore për shkollat e minoritetit maqedonas në Shqipëri:
- Abetare, Тiranë, viti 2012;
- Gjuha maqedonase 6, Тiranë, viti 2012;
- Gjuha maqedonase 7, Тiranë, viti 2012;
- Gjuha maqedonase 8, Тiranë, viti 2012;
- Gjuha maqedonase 9, Тiranw, viti 2012.
VEPRA TË BOTUARA:
Libra:
– Mëso shpejt dhe lehtë maqedonisht ∙ tekst universitar për të huaj∙ Tiranë∙ viti 2010;
– Моnografi Interferenca leksiko-gramatikore e shqipes mbi të fomlet maqedonase të Prespës (në botim).
Artikuj:
– Gjuha dhe kultura e maqedonasve në Shqipëri, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase, Ohër, gusht, 1999;
– Ndikimi leksiko-fjalëformues i maqedonishtes mbi gjuhën shqipe, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase, Ohër, 16-17 gusht, 2004 (367-375;
– Interferenca leksiko-kulturore gjatë mësimit të maqedonishtes dhe shqipes si gjuhë të huaj, Gjuha e Huaj per Zhvillim Profesional, QTKA, Tiranе, 2005 (43-52);
– Paralelizma frazeologjike të shqipes e të maqedonishtes, Kurrikula dhe Shkolla, Gjuha e huaj 7, Instituti i Kurrikulave dhe Standardeve, Tirane, 2005 (73-83);
– Huazimet leksikore sllave në gjuhën shqipe, MJ LVII, 2006, 67-84
(bashkëautore);
– Ndikimi i gjuhs shqipe mbi të folmet maqedonase të Prespës në aspektin leksikor, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase, Ohër, 2007 (37-44);
– Elemente leksikore diferencuese në Prespën e Vogël, MJ LVIII-LIX (2007-2008), 103-108;
– Marrëdhëniet e foljeve ndihmëse kam dhe jam në formimet analitike të shqipes dhe maqedonishtes, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase, Ohër, 25 dhe 26 gusht 2008 (53-58);
– Situata e maqedonasve dhe e gjuhës maqedonase në Shqipëri dhe sfidat e së ardhmes, Takim Ndërkombëtar i Maqedonasve, 29- 31 gusht, Ohër 2008 (241-245);
– Format leksikore sinonimike nga Prespa e Vogël dhe ekuivalentet e tyre në gjuhën standarde maqedonase, Ohër 24.08.2009 (127-134);
– Disa karakteristika arkaike të të folmes së Prespës së Vogël dhe të Vërnikut (Vërbnikut) Shqipëri, MJ LX, 2009 (117-122);
– Qasjet gjatë përkthimit të formave të habitores nga shqipja në maqedonisht, Литературен збор, viti. LVI, kn. 4-6, Shkup 2009 (42-48);
– Gjendja e maqedonasve dhe e gjuhës maqedonase në Shqipëri, Билтен на советот за македонски јазик, Shkup 2009;
– Turqizmat në gjuhën maqedonase dhe shqipe, Македонски јазик, Скопјe;
– Ndikimi i gjuhës shqipe mbi terminologjinë shkollore të të folmeve të Prespës së Vogël, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase, Ohër, 06.07. 2010;
– Format analitike te se kryeres ne gjuhen shqipe dhe maqedonase, Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Tiranë, prill 2009;
– Paralelizma frazeologjike ndermjet shqipes e maqedonishtes, Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Tiranë, 08.04.2010;
– Antonimia e shprehjeve frazelogjike dhe jofrazeologjike, Ohër, 15.07.2011;
– Greqizmat e përdorimit shtëpiak në të folmet maqedonase të Prespës së Vogël, Shkup, qershor 2012;
– Vlerat dhe traditat kulturore te shqipes dhe maqedonishtes te shprehura permes gjuhes, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë, 28 qershor, 2012. (Makedonium)
Ky eshte rasti qe Komuniteti Maqedonas duhet te kete nje perfaqesues te tyre ne Parlament.Prandaj, te gjitha votat duhet i japim pe Partine:Aleanca e maqedonasve per integrim evropian.Pra, nuk duhet ti shperndajme ne Parti te tjera.Vetem keshtu,kemi mundesine qe nepermjet njeriut tone ne Parlament te bejme dicka per Zonen tone te bukur dhe per njerezit tane qe jane puntore dhe qytetare te mire.
Ne Prespen tone, votat shperndalen midis partive kryesore:PS,PD,LSI e ndonje parti tjeter. Une nuk gjykoj bashkekombasit e mi per bindjet e tyre, ajo eshte nje e drejte e tyre e ligjshme, qe te votojne atje ku deshirojne.Por eshte rasti qe ti therasim arsyes, se duke shperndare keto vota nuk fitojme gje.Qe te tregojme patriotizmin tone, ashtu sic votojne edhe shqiptaret ne Maqedoni per partite e etnise se tyre, ashtu duhet te votojme edhe ne per partine qe pefaqeson Prespen dhe te gjithe maqedonasit qe banojne ne qytetet e tjera,pra te votojme per Partine: Aleanca e Maqedonasve per integrim evropian.
Ka ardhur koha qe duhet te kemi nje perfaqesues tonin ne Parlament dhe nuk duhet te presim mbrojtjen e komunitetit tone nga Partia e Grekeve qe historikisht qe ne Parlamentin tone as emrin maqedonas nuk e permendin.
Eshte koha dhe rasti i mire qe ti leme menjeane ndasite dhe merite te krijuara si rrjedhoje te bindjeve te ndryshme partiake(Te partive shqiptare) dhe duhet ne unison te votojme kandidaten tone, qe pamvaresisht se cfare aleance fiton, e majte apo e djathe, themelore eshte se duke votuar per njeriun tone ne i tregojme botes se ekzistojme, se kemi intelektuale maqedonas qe na perfaqesojne dhe cdo problem qe do kemi neser, si per infrastrukturen, per zhvillimin e zones, per arsimin e tj ti kerkojme te zgjidhen nepermjet perfaqesuesit tone.