Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë me lista me 86 kandidat në 12 qarqet zgjedhore në Shqipëri.
Në këto zgjedhje partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian është në koalicion me Partinë Demokratike dhe objektivi kryesor i partisë maqedonase në këto zgjedhje është fitimin e një deputeti.
Shansi më i mirë për të fituar një deputet partia maqedonase ka në Qarkun e Korcës, ku si forcë e dytë në koalicon fiton një deputet.
Në Qarkun e Korcës, partia maqedonase kandidon Valentina Nestor, doktor shkencash dhe lektor në gjuhën maqedonase në Universitetin e Tiranës dhe autor i disa veprave shkencore.
“Në këto zgjedhje Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian garon në 12 qarqet zgjedhore me 86 kandidat Maqedonas nga Prespa, Golloborda dhe Gora, kurse partia me fushatën e saj do të përqendrohet në gjashtë qarqe zgjedhore ku jetojnë Maqedonasit në Shqiperi, në Qarkun e Korcës, Elbasanit, Tiranës, Kukësit, Dibrës dhe Durrësit” – tha Vasil Sterjovski, sekretar i përgjithshëm i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian. (Makedonium)
Kryesuesit e listave në qarqet ku do përqendrohet Aleanca e Maqedonasve:
KORCË
Valentina Nestor
ELBASAN
Fatmir AlushI
TIRANË
Adnan KJEJVANI
DIBËR
Besnik Hasani
DURRËS
Besnik Meca
KUKËS
Besim Memishaj