Kremtimi i nëntë mbarmaqedonas për 141 vjet që nga lindja e Goce Delcev

 


Me rastin e përvjetorit të 141 të lindjes të revolucionarit të madh maqedonas Goce Delçev, dhe organizuar nga organizata iniciativa civile për bashkimin kombëtar, kulturor dhe shpirtëror të popullit maqedonas “NE-IMA” nga Prilepi, Maqedoni ne 2 dhe 3 shkurt 2013 në Qеndrën kulturore “Marko Cepenkov në Prilep dhe në Qendrën “DION” ne Prilep u mbajt kremtimi i nëntë mbarmaqedonas me debatin tematik “Roli i politikës dhe institucioneve shkencore në mirëkuptim të ndërsjellë të popujve të Ballkanit”.


Në debatin morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve shkencore në Maqedoni dhe Maqedonas nga Maqedonia dhe vendet fqinje të Republikës së Maqedonisë.

Në kuadër të kremtimit mbarmaqedonas u mbajt Akademia solemne në sallen e madhe të Qendrës kulturore “Marko Cepenko”. Me komente për statusin dhe të drejtat e maqedonasve në shtetet ku jetojnë, folën përfaqësues të komuniteteve maqedonase të Shqiperisë, Greqisë, Bullgarisë, Kosovës, Serbisë, Kroacisë dhe nga Kongresi Botëror Maqedonas.

Aktiviteti u mbyll me programin kulturor të grupit folklorik “Mirçe Acev” nga Prilepi. (Makedonium)