Mbas kërkesave të Maqedonasve dhe deputetin Australian Luk Simpkins, për të sanksionuar dhe të ndalohen sulmet e Aleances Kuq e Zi ndaj Maqedonasve në Pustec, dhe për të siguruar arsim në gjuhën amtare në Gollobordë, përfaqësues të ambasadës amerikane dhe të Bashkimit Europian në Tiranë, vizituan komunën e Pustecit (Liqenasit) ku realizuan një takim me kryetarin e komunës Edmond Themelko, Vasil Sterjovski nga partia Aleanca e maqedonasve për integrim europain dhe Besnik Hasani, kryetar i shoqatës maqedonase “MOST” nga Golloborda.
– Komunën tonë e vizitoi diplomati amerikan përgjegjës për të drejtat e njëriut Xhej Poter se bashku me një përfaqësues të ambasadës e BE-së në Shqipëri. Ata shprehën mirëkuptimin e plotë për kërkesat tona dhe u zotuan se do reagojnë seriozisht tek qeverinë e kryeministrit Sali Berisha për diskriminimin kundër Maqedonasve. Biseda kishte peshë e madhe dhe na dha shpresë se bashkësia ndërkombëtare do të ushtrojë presion mbi autoritetet në Republikën e Shqipërisë dhe që në fund do të fillojnë të zgjidhen problemet e Maqedonasve në Shqipëri – tha Themelko.
Midis të tjera , ata i njojtën edhe me problemin e arsimit në gjuhën amtare, dhe mosnjohjen e statusit të minoritetit në të gjithë teritorin e Republikës së Shqiperisë , rreth Censusit rezultatet e të cilit nuk i njohin bashkë me minoritetet e tjera si dhe për probleme të tjera. Vecënarisht u përqendruan tek sulmin e anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në Pustec dhe retoriken nacionaliste të politikanëve shqiptar.
Përndryshe, me problemet me të cilat përballen minoritetet në Shqipëri si dhe mosrealizimi i të drejtave minimale legjitime, drejt fundit të gushtit vitin e kaluar, në kuadër të Shkollës së lidërve të rinj në Ohër të Maqedonisë, përfaqësuesit e minoritetit maqedonas dhe rromë në Shqipëri, Vasil Sterjovski nga Aleanca e maqedonasve për integrim europain dhe Arben Kosturi kryetar i shoqatës rrome “Disutni Albania”e njohën Filip Riker, Zëvëndës- ndihmës Sekretar i Shteteve të Bashkuara.
Zëvëndës-ndihmës Sekretari i shtetit Riker në takimin me ta, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ndihmojnë në integrimin e Shqiperisë në Bashkimin Europian, sepse kjo është e vetmja alternativë për Shqipërinë dhe vëndet e rajonit, dhe se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga prioritetet e përmbushjes së standarteve për integrimin europian. (Makedonium)
Nje nga kushtet qe duhet te bkerkoje Europa ndaj Qeverise Shqiptare per ta pranuar si antare, duhet te jete edhe trajtimi i pakicave kombetare. Dhe per kete duhet qe evropianet te marin kontakte te drejtepersedrejti, si ne rastin konkret, se po ti degjosh qeveritaret dhe partite politike te majta dhe te djatha, mburen se ne qenkemi vendi me ideal per trajtimin e pakicave kombetare. Kete nuk duhet ta thote mazhoranca, por duhet ta themi ne.
Sic po rrjedhin ngjarjet ne kete vend neqoftese nuk frenohen turmat e irituara, do kemi probleme,ku do vihet ne rezik bashkejetesa.Me keqardhje konstatojme se mjaft gazetare si Zheji,mjaft “intelektuale” si Koco Danaj, mjaft drejtues partish si Kreshnik Spahiu dhe kryetari i cameve Shpetim IDRIZI, kane mare nje revansh te tmereshem ndaj kombeve te tjera qe jetojne ne Shqiperi, me te gjitha format e mjetet.Se ku e kane mare kete “detyre” dhe nga kush nxiten e perkrahen ata e dijne vet.