GJUHA MAQEDONASE NE PERDORIM ZYRTAR NE KOMUNEN PLANDISHTE, SERBI

Ne seancën solemne e mbajtur më 27 dhjetor 2012, këshilli i komunës Plandishte ka shpallur gjuhën maqedonase për gjuhë zyrtare në teritorin e komunës. Përvec gjuhës sërbe, rumune, sllovake dhe hungareze, gjuha maqedonase është gjuha e katërt në përdorim zyrtar në teritorin e komunës Plandishte.

Në seancën solemne të këshillit të komunës Plandishte morën pjesë konzulli maqedonas në Beograd Marjan Jovanovski, kryetari i këshillit kombëtar të Maqedonasve në Sërbi Borce Velickovski dhe sekretari i përgjithshëm të Partisë Demokratike e Maqedonasve në Sërbi Radosllav Stefanovski.

Komuna e Plandishtes gjendet në krahinën e Vojvodinës në kufirin e Serbisë me Rumanin. Sipas rezultateve të fundit të regjistrimit Komuna Plandishte numuron 11.350 banor, dhe komuniteti maqedonas numuron 1.277 Maqedonas ose 11% nga popullsi e përgjithshme.  (Makedonium)