Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Poposki, duke komentuar mbi rezultatet e publikuara të regjistrimit në Republikën e Shqipërisë si dhe për kërkesën e minoritetit maqedonas në Shqipëri për regjistrim të ri, tha se ajo që është e rëndësishme për secilin vend në rajon gjatë realizimit të operacioneve të tilla, të kujdeset për ndjeshmëritë politike në këtë kontekst.
“Zbatimi i asaj që është Eurostat metodologji gjithmon mund të ndihmojë. Di se në këtë pjesë të botës i jepet më shumë peshë politike sesa statistikore operacionit regjistrim. Nuk do të doja të lihet kuptimi i ndjenjës të mosrespektimit të procedurava të caktuara. Dhe për këtë në rajon shtetet duhet të afrohen me një nivel të përcaktuar të ndjeshmërisë politike, sepse të gjithë e kanë dimensionin multietnik dhe multikulturor”, tha kreu i diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki.
Maqedoansit në Shqipëri bashkë me minoritetet e tjera nuk i njohën rezultatet zyrtare të Censusit në Shqipëri, duke e konsideruar këtë Census të falsifikuar dhe kërkuan regjistrim të ri nën monitorimin ndërkombëtar. (Makedonium)