Çertifikata për fëmijët – pjesëmarrës në kursin e gjuhës maqedonase në Korçë

Ka përfunduar kursi pesmujor i gjuhës maqedonase në Korçe, të cilin e organizonte Qendra kulturore maqedonase “SONCE”. Kursi kishte si qellim ruaјtjen e gjuhës maqedonase si dhe mesimin e alfabetit dhe drejtshkrimit të gjuhës maqedonase nga fëmijet e ketij komuniteti të cilët jetojnë në Korçë.

korca_makedonski_kursevi_1
Me këtë rast, në biblotekën “Thimi Mitko” u organizua shrëndarja e çertifikatave për femijet të cilët morrën pjesë. Ky aktiviteti u ndoq nga prindërit e tyre si dhe nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov.
Sipas Vasil Sterjovskit përfaqësues i Qendrës kulturore maqedonase “SONCE” kursi i gjuhës maqedonase kishte si qëllim kryesor ruajtjen e kësaj gjuhe.
Vasil Sterjovski
– Kursi i gjuhës maqedonase që Qendra kulturore maqedonase “SONCE” organizon në Korçë ka si qellim ruajtjen e gjuhës maqedonase si dhe mësimin e alfabetit dhe drejtshkrimit i gjuhës maqedonase nga ana e fëmijeve të komunitetit maqedonas që jetojnë në Korçë.- tha Vasil Sterjovski.
Ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov në fjalën e tij falenderoi fëmijët, Qendrën kulturore maqedonase “SONCE” dhe mësuesen Adelina Duma për misionin human.
korca_makedonski_kursevi_3
– Ne jemi krenar për gjuhën tonë maqedonase e cila duhet rruajtur dhe ushqyer për shkak se ajo është një nga shtyllat e identitetit dhe integritetit maqedonas.- tha Ambasadori Karajanov
Kursi i gjuhës maqedonase zgjati 5 muaj dhe në të morrën pjesë 17 fëmijë të moshave të ndryshme nga komuniteti maqedonas që jeton në Korçë. Mesuese e ketij kursi ishte Adelina Duma ndërsa fëmijët mësonin alfabetin dhe drejtshkrimin e gjuhës maqedonase bazuar nga një program të përgatitur nga Valentina Nestor, Lektore e gjuhës maqedonase në Universitetin e Tiranës. (Makedonium)