INAGUROHET ANIJA TURISITIKE QË FUNKSIONON ME ENERGJI DIELLORE NË LIQENIN E PRESPËS

Në Bashkinë e Pustecit në liqenin e Prespës, më 11 shtator, është inaguruar, një anije turistike e cila funksionon me energji diellore e cila ka si qëllim shërbimin ndaj vizitorëve dhe turistëve, dhe do t`i shërbejë promovimit të vlerave turistike që ka zona e Prespës.
Pustec Brodce
Në inagurimin përveç kryetari i bashkisë Pustec, Edmond Themelko dhe banorëve të zonës, mori pjesë edhe prefekti i Korçës, Ardit Konomi.
Anija turistike është projekt i përbashkët i bashkisë Pustec me bashkinë Prespa të Greqisë nga fondet IPA të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar. (Makedonium)