Poposki mban ligjeratë për studentët nga trojet etnike të Maqedonisë dhe diasporës

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në 29.11.2012 mbajti ligjëratë para studentëve që studiojnë në Republikën e Maqedonisë, nga trojet etnike të Maqedonisë (Shqipëri, Greqi, Bullgari, Kosovë) dhe diasporë

Ministri Poposki duke i uruar mirseardhjen studentëve të rinj, shprehu kënaqësinë nga interesi i tyre për të ndjekur arsimin e lartë në univerzitetet e Republikes së Maqedonisë. “Jamë i bindur se studimi në univerzitetet maqedonase parqesë një mundësi e pakufizuar për studentët e rinj nga diaspora, që të jenë të hapur dhe të eksplorojnë mundësitë për zhvillimin profesional dhe përkkryrje akademike në vëndin e origjinës, për të krijuar kontakte të drejtepërdrejta dhe të punojnë së bashku në krijimin e kombit të fortë maqedonas”- tha ministri.

 

Poposki përpara studentëve theksoi se nëpërmjet studimit të tyre në Maqedoni, i jepet mundësi që të prekin direkt menyrën e jetesës, mendimit dhe funksionimit të shtetit dhe më thellë ti mësojnë vlerat e vendit tonë. Me këtë do të zhvillohet edhe vetëdija për ekzistencën sonë dhe do të ndihmojë në ndërtimin e prosperitetit kombëtar dhe kulturor në vendet fqinjе.

 

Ligjerata u organizua në kuadër të projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila ofron bursa për studentët nga trojet etnike maqedonase për të studiuar në universitetet e Maqedonisë.
Në Republikën e Maqedonisë studiojnë rreth 200 studentë maqedonas nga zona e Prespës, Gorës dhe Gollobërdës si dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ku jetojnë Maqedonasit.
Studentët kanë pasur mundësinë ta vizitojnë godinën e re të Ministrisë së punëve të jashtme, e cila është inaguruar disa muaj përpara, si dhe kanë vizituar edhe Muzeun e luftës revolucionare maqedonase. (Makedonium)