Më 4 shtator 2012, në shtëpinë e kultures “Vangjush Mio” në Korcë, DUO RIBARSKI – Milica Shperoviq Ribarski, pijano dhe Kiril Ribarski, trombon, në Korcë, dhanë një koncert për muzikë klasike.
Dashamirësit e muzikës në Korcë kishin mundësi të ndiqnin një performancë të mrekullueshme të Kiril Ribarski, një nga trombonistët më të famshëm maqedonas dhe botëror, për të cilin thonë që është Paganini në trombon. Ai, në prani të gruas së tij Milica Shperoviq Ribarski realizuan “Vallezimi i zjarit” nga De Falja, “Habanera” nga Moris Ravel, “Solo Mio” etj.
Од концертот во Корча
Si mysafir në koncert dha shvaqe edhe Emil Ribarski, pijano.
Publiku korcarë ishte i kënaqur nga perfomanca e Duo Ribarskit, të cilat edhe një herë konfirmuan se janë ambasador të vërtet të Maqedonisë.
Gjithashtu, më 5 shtator 2012 Duo Ribarski dhanë koncertin e tyre edhe në Pustec, Prespë, në kuadër të manifestimeve që komuna e Pustecit organizonte me rrastin e 8 shtatorit, Ditën e Pavarsisë së Maqedonisë.
: Nga koncerti në Pustec
Koncerti u mbajtë në gjimnazin “Trajan Gjorgjievski dhe Mitre Kolevski” në Pustec, ku përvec shfaqes së Kirli Ribarskit, trombon dhe Milica Shperoviq Ribarski dha shvaqen e tij si mysafir edhe Emil Ribarski, pijano.
Ky është koncerti i dytë për muzikë klasike në Pustec. Koncerti i parë u mbajtë përpara 4 vjetëve, ku edhe atëherë Kiril dhe Milica Ribarski dhanë shvaqen në kuadër të manifestimit e 8 shtatorit, Ditën e Pavarsisë së Maqedonisë.
Nga koncerti në Pustec
Këtë vit Duo Ribarski shënon 35 vjetorin e karierës së tyre muzikore.
Duo Ribarski, Kiril Ribarski, trombonë dhe Milica Shperoviq Ribarski, pijano është themeluar në vitin 1977. Deri tani kanë dhënë koncertet e tyre në tridhjet vende të Europës, Azisë, Amerikën e Veriut dhe Jugut, në qendrat më të famshme muzikore si Parisi, Viena, Romë, Moskë, Londër, Bruksel, Nju Jork, Montreal, Pragë, Krakov, Shangai, Rio de Zheneiro, Tokio. (Makedonium)