Dje në Biblotekën e qytetit “Thimi Mitko” në Korçë, poetja maqedonase Violeta Sekovska, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Maqedonase “SONCE” nga Korça u paraqit me një performancë poetiko-muzikore.
Veprimtaria u ndoq nga Maqedonas nga Qarkun e Korçës, ku morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë, Stojan Karajanov, poet nga lidhja e shkrimtarëve “Bota e Re”, Presidenti i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov, Kryetari i Komunës Pustec, Edmond Themelko dhe të tjerët.
Prezantues i programit ishte Vasil Sterjovski aktivist nga radhët e komunitetit maqedonas në Shqipëri.
Poetët Arjan Kallço dhe Xhensila Mirashi recituan poezitë e Violeta Sokovska të përkthyera në gjuhën shqipe.
Këte veprimtari e përshëndetën kryetari i lidhjes së shkrimtarëve ”Bota e Re” Ali Bregu si dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov. (Makedonium)