Pa dyer e dritare, pa ujë dhe pa energji elektrike. Nuk bëhet fjalë për banesë private, por për qendrën shëndetësore të Stëblevës ku ndiqen rreth 1500 banorë të komunës së Steblevës.
Doktori i qendrës, që udhëton çdo ditë nga Elbasani, thotë se nevojitet ndërhyrje urgjente, duke qenë se dhe dimri është në prag.
Nga komuna e Stëblevës, pranojnë se gjendja është e vështirë, dhe thonë se janë në pritje të investimeve nga shteti.
Komuna e Stëblevës, zona e Gollobordës, pothuajsë gjatë gjithë periudhës së dimrit është e mbuluar nga bora, ç’ka vështirëson transportin dhe trajtimin e pacientëve në rast sëmundjesh të rënda. (Makedonium)