Mijëra ton patate që kultivohen në zonat e thella të qarkut të Kukësit, tashmë nuk do të mbeten stok. Një bashkëpunim midis Holandës, Turqisë dhe sipërmarrësve kosovarë pritet që të zgjith përfundimisht çështjen e tregut për pataten e Shishtavecit.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë prezantimit të kësaj iniciative, ka deklaruar se me daljen në treg të patates do të ketë një rritje të nivelit ekonomik të fermerëve, por edhe zhvillim të zonës. Gjithashtu, ai ka premtuar ndërtimin e kanaleve vaditëse, për tokat ku kultivohet patatja, duke e cilësuar atë si më kualitativen në vend.
Ky projekt do të shënoje një kthese në kultivimin, dhe tregtimin e patates së njohur të Shishtavecit, ku pritet që prodhimi bio të shkojë në 100 mijë. Banorët e kësaj zone e kanë pasur të vështire gjetjen e tregut për produktet e prodhuara. Patatja e Shishtavecit me cilësi të lartë ka shkuar shpesh herë dëm për mungesë të tregut. Shitja do ndihmonte ne uljen e varferise ne kete zone, e cila eshte e banuar me popullsi maqedonase. (Makedonium)