Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka qëndruar për vizitë pune në komunën e Pustecit ku pati një mikëpritje të ngrohtë dhe të mrekullueshme nga banorët e zones, dhe u prit me traditën e vjetër maqedonase, me bukë, piper dhe kripë.
Në komunën e Pustecit ambasadori Arvizu u takua me kryetarin e komunës së Pustecit, Edmond Themelko, përfaqësuesit e këshillit vendor, si dhe përfaqësues të partisë Aleanca maqedonase për integrim europian.
Kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Themelko e njoftoi gjerësisht ambasadorin Arvizu për situatën në komunën e Pustecit dhe përpjekjet e bëra nga autoritetet lokale për zhvillimin ekonomik i kësaj zone, ku ka kushte ideale për zhvillimin e turizmit dhe sidomos zhvillimin e turizmit familjar si dhe shpalljen e Bazenit Ohër – Prespë për Rezervë Ndërkufitare të Biosferës. Në takim u fol edhe për të drejtat e komunitetit maqedonas në komunën e Pustecit dhe në tërë teritorin e Republikës së Shqipërisë, arsimimin e komunitetit maqedonas, reformën administrativo-teritoriale si dhe shumë çështje të tjera të lidhura me komunitetin maqedonas në Shqipëri.
Pas takimit Ambasadori amerikan Z.Aleksandar Arvizu dhe kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Themelko dhanë intervistë për mediat.
“Vizita e sotme e ambasadorit amerikan është me rendësi të veçantë për komunitetin maqedonas. Prezenca e ambasadorit dhe të gjithë faktorit ndërkombëtar është një garanci për ne për respektimin e të drejtave të Maqedonasit në Shqipëri. Në këtë takim diskutuam për të gjithë problemet që na shqetësojnë lidhur me problemet ekonomike, me arsimimin në gjuhën maqedonase edhe për gjithë të drejtat dhe probleme qe lidhen me problematikën e të drejtave të minoriteteve konkretishte të minoritetit maqedonas në Shqiperi.”- tha për mediat kryetari i komunës Pustec, Edmond Themelko.
“Kam dëgjuar shumë gjëra pozitive për ngrohtësinë e banorëve, për bukurin e natyrës këtu, kështu që donim të përfitonim nga avantazhi i vizitës në Korçë që ta vizitonim. Deshiroj të falenderoj kryetarin dhe banorët e Pustecit për mikëpritjen shumë të ngrohtë. Në përgjithësi është përshtypja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Shqipëria ka një rekord të mirë përsa i përket respektimin e të drejtave të minoriteteve siç është rasti si kudo në botë përfshi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka gjithmon vend për përmirësime, hapsirë për qasje më efektive. Për këtë arsye donim të dëgjonim drejpërsëdrejti nga kryetari por edhe nga disa qytetar cilat janë shqetësimet që kanë sidomos në dritën e reformës administrativo-teritoriale dhe decentralizimin që duhet të pasojë pas saj”.- u shpreh për mediat ambasadori Arvizu.
Pas kësaj ambasadori Arvizu pati një takim të përzemërt me banorët e Pustecit dhe vizitoi kishën “Shen Mihail dhe Gavril” në Pustec, ku u prit nga prifti Aleks i cili e informoi ambasadorin për jetën fetare në zonën e Prespës.
Vizita e ambasadorit Arvizu në Prespë u mbyllë me një drek pune në Zrnosko (Zaroshkë) ku ambasadori provoi gatimet tradicionale të zonës sidomos tavën e peshkut.
Ambasadori Arvizu mbeti i impresionuar nga mikëpritja e banoreve dhe nga natyrën mahnitëse të Prespes dhe Liqenin e Prespës i cili ka shpëtuar nga betonizimet dhe siç u shpreh kjo është një nga zonat më të bukura që ka vizituar në Shqipëri.
Vizita e ambasadorit Arvizu ishte një kenaqësi e veçantë për gjithë popullsinë e zonës së Prespës. Qindra banor ishin mbledhur në oborin e komunës në shenjë respekti ndaj ambasadorit Arvizu dhe Shteteve të Bashkura të Amerikës të cilët gjithnjë kanë qënë në anën e së drejtës dhe kanë ndihmuar gjithnjë popullin Maqedonas dhe Shqiptar gjatë shekujve, në kërkesat dhe luftrat e tyre të drejta, duke qënë vend demokratik flamurtar i vendosjes së normave dhe rregullave në drejtim të mbrojtjes dhe zhvillimit të të drejtave të individit, të minoriteteve dhe të popujve të botës. (Makedonium)