Komuna Pustec do të vendos bustin e shkrimtarit të madh maqedonas Sterjo Spasse në fshatin e tij të lindjes Glloboçeni. Busti do të vendoset më 14 gusht me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Sterjo Spasses.
Komuna e Pustecit në nder të Sterjo Spasses do të organizojë edhe Festivalin folklorik maqedonas “PRESPA 2014”, ku do të marrin pjesë grupe folklorike nga zona e Prespës.
Vendosja e bustit dhe Festivali folklorik maqedonas do të fillojnë më 14 gusht në orën 10.30 min.
Sterjo Spasse lindi ne f.Glloboçeni të Prespës më 1914 dhe vdiq në Tiranë, 1989. Ai është shkrimtar i njohur me origjinë maqedonase dhe është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Ai është i njohur edhe si një antolog, përkthyes, autori tekstesh dhe koleksionist i folklorit maqedonas në Prespë. (Makedonium)
Me vendosjen e bustit te Sterjo Spasses ne fshatin e tij te lindjes ne Gollomboq te Prespes, i eshte bere nje nder i madh ketij shkrimtari dhe perkthyesi te letersise shqipe. Ai ka qene me kombesi maqedonase, por tere jeten dhe veprimtarine letrare ia ka kushtuar gjuhes dhe letersise shqipe, por pa e harruar asnjehere gjuhen e tij meme, maqedonase. E ne kete aspekt, une dua te kritikoj Akademise se Shkencave te Shqiperise, e cila nuk kishte ate dite asnje perfaqesues te saj, pervec disa gazetareve te mediave dhe ndonje perfaqesues i pushtetit lokal Korce. Prandaj sa nuk eshte vone, eshte ne nderin e saj (Akademise) qe te vendose nje mbishkrim ne gjuhen shqipe dhe nje flamur shqiptar perkrah atij maqedonas prane bustit te shkrimtarit te madh, sepse ai ka bere me shume se shqiptaret per gjuhen dhe simbolet shqipe.