Në organizim të Unionit të Maqedonasve në Shqipëri, nga 27 gusht e deri në 2 shtator 2012 u mbajt kampi veror për gjuhën maqedonase në Kavajë, Shqipëri. Në kampin veror morën pjesë fëmijë nga rajone të ndryshme të Shqiperisë sic janë Gollobërda dhe Gora si dhe nga qytetet Tiranë, Durës, Elbasan dhe Kavajë. Kampin e vizituan 60 femijë nga këto rajone.
Kampi kishte për qellim mësimin e te shkruarit të gjuhës maqedonase dhe alfabetin kirilik dhe njohjen midis tyre të fëmijëve të cilat vinin nga rajone të ndryshme të Shqiperisë.
Sipas Adnan Qejvanit nga Unioni i Maqedonasve të Shqiperisë, femijët maqedonas nga këto rajonë që morën pjesë në mësime, treguan interes të madhë në trajnimin për të shkruar dhe lexuar në gjuhën maqedonase, e cila është gjuha e tyre amtare.
Nga Unioni i Maqedonasve të Shqiperisë pohojnë se ky kamp do të organizohet c’do vitë në qytete të ndryshme të Shqiperisë.
Në Shqipëri të drejtën për të mësuar në gjuhën e tyre amtare deri në tetvjecare e kanë vetëm fëmijët maqedonas në zonën e Prespës, kurse këtë të drejtë nuk e kanë femijët maqedonas që jetojnë në zonat e Gorës dhe të Gollobërdës, si dhe femijët maqedoans që jetojnë në qytete të ndryshme të Shqiperisë. (Makedonium)