Partia Aleanca maqedonase për integrim europian ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropjan për Shqipërinë për dhënjen e statusit të vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Evropjan. Qendrimin e partisë, në konferencën e sotme për shtyp në Korçë e shprehu sekretari i përgjithshëm, Vasil Sterjovski.
Marrja e statusit është në dobi e te gjithë qytetarëve të vendit tonë, sepse perspektiva evropjane e Shqipërisë është perspektiva e së ardhmes dhe shpresojmë që Këshilli i Ministrave të BE-së në fund të muajit të jap një vendim pozitiv, tha Sterjovski.
Marrja e statusit duhet të inkurajojë qeverinë shqiptare, Parlamentin, klasën politike, dhe aktorët e tjerë politikbërës dhe kompetentë në fushën e mbrojtjes së minoriteteve të bëjnë realitet politika në favor të minoriteteve, të cilat do të bëjnë të mundur përmbushjen e plotë e rekomandimit të pestë të Bashkimit Europian që ka të bëjë me përmirësimin e të drejtave të njëriut dhe të minoriteteve dhe do të garantojnë një nivel më të lartë të trajtimit të minoriteteve në Republikën e Shqipërisë.
Partia Aleanca maqedonase për integrim europjan, si e vetmja parti që mbron interesat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, jep mbështjen e plotë të gjitha institucionet shqiptare në vazhdimin e reformave të nevojshme për antarsimin në BE dhe do të japë kontributin e saj në plotësimin e rekomandimeve të Komisionit Evropjan përsa i përket të drejtat e minoriteteve në vendin tonë në rrugën drejtë Bashkimit Evropjan, theksoi në konferencën për shtyp Vasil Sterjovski, sekretari i përgjithshëm i partisë Aleanca maqedonase për integrim europian. (Makedonium)