Simpozium shkencor në Korçë kushtuar “Jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasses” në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së autorit të mirënjohur me origjinë maqedonase Sterjo Spasse, Universiteti “Fan S.Noli”, Korçë dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë  organizonojnë, simpozium shkencor kushtuarJetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasses”.

 

Sterjo Spasse

Sterjo Spasse

Në këtë simpozium do të prezantohen hulumtime rreth veprimtarisë letrare të shkrimtarit Sterjo Spasse dhe kontributit të tij në mendimin shoqëror.

Maria Dojçe, e cila është në stafin organizativ i këtij simpoziumi shkencor për gazetën Makedonium tha se në këtë simpozium do të diskutohet veprimtaria dhe kontributi i Sterjo Spasses në letërsinë (estetikën), filozofinë,  dhe rrafshin socio-kulturor të veprës së tij.

“Një tjetër aspekt i këtij simpoziumi shkencor është dhe portreti i Spasses, si një simbol i bashkëpunimit dhe mirë integrimit të minoritetit Maqedonas në shoqërinë shqiptare”. – tha Maria Dojçe për gazetën Makedonium.

Simpoziumi shkencor do të mbahet në 30 Maj 2014, ora 11:00 në ambientet e këtij Fakulteti. Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë në këtë aktivitet me kumtesat e tyre. Afati i dorëzimit të temave dhe abstrakteve është 01 maj, 2014 në adresat e e-mail: maria.dojce@gmail.com; kalemaj.eriseld@yahoo.com

Sterjo Spasse (f.Glloboçeni, Prespë 1914 – Tiranë 1989) është shkrimtar i njohur me origjinë maqedonase dhe është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Ai është i njohur edhe si antolog, përkthyes, autori tekstesh shkollore dhe koleksionist i krijimeve popullore në Prespë. (Makedonium)