Video: Ja se si Italianët e panë Prespën

Ne televizioni kombëtar Italian RAI 3 gazetari Stefano Marcelo transmetoi reportazhin per Prespën, për monumentet historike dhe kulturore të Prespes, Liqenin e Prespës dhe Parkut Kombëtar të Prespës.

Marcelli për Prespën mësoi nga miqtë e tij, dhe më pas të gjitha informacionet i gjeti në internet . Nga ajo që pa, përshtypja e tij është se Prespa tregon se si njerëzit kanë jetuar mijëra vjet së bashku me njëri-tjetrin dhe e kane sjellë qytetërimin deri në ditët e sotme.

 

“Kush vjen në Prespë dhe prek faktikisht me dore këto deshmi mijëravjeçare arkeologjike të trashëgimise kulturore, tregon se mijëra vjet këtu ka jetuar një qytetërim dhe e sheh me sytë e tij dhe e kupton fare mirë që kjo është dëshmia e qytetërimit dmth nuk është pronë e një shteti apo e një tjetri, që ky qytetërim nuk ka emër shtetesh por ka emër të një bashkësie njërëzish dhe është një faktor shumë i rëndësishëm për Mezdheun që është djep qytetërimi dhe vjen deri në ditët tona,” tha Marcelli për gazetën Makedonium.