ARTISTË MAQEDONAS NGA GORA DHE GOLLOBORDA MARRIN PJESË NË EKSPOZITËN E ARTEVE TË BUKURA NË KUKËS

Në Kukës, nga 23 nëntor 2013 organizohet një ekspozitë me vepra arti me artistë nga rrethi i Kukësit, organizator i së cilës është “Art Cafe Valdrin” nga Kukësi.

 Punim druri i artistit Nazif Dokle

Punim druri i artistit Nazif Dokle

Elqerado Dokle, me origjinë nga Gora për gazetën Makedonium tha se në këtë  ekspozitë marrin pjesë artistë nga Gora dhe Golloborda, që jetojnë në Kukës.

 Punim druri i artistit Nazif Dokle

Punim druri i artistit Nazif Dokle

“Ekspozita do të zgjasë dy javë dhe këtu marrin pjese gjashtë artistë tanë nga të cilët pesë janë nga Gora, si Nazif Dokle, Ramadan Memishi, Hajdar Danjolli, Amir Danjolli dhe Shahin Memishi si dhe një nga Gollogorda, Dylber Mata.” – tha Elqerado Dokle për gazetën Makedonium.

Punim druri i artistit Nazif Dokle

Punim druri i artistit Nazif Dokle

Artistët maqedonas në këtë ekspozitë u paraqitën me punime artisitke të ndryshme me motive nga Gora dhe Golloborda.

Ekspozita e arteve të bukura në Kukës do të zgjasë për dy javë dhe në të marrin pjesë gjithësej 17 artistë nga rrethi i Kukësit. (Makedonium)