Në Tiranë u promovua ribotimi i fjalorit Maqedonisht –shqip i Nikolla Berovskit

Dje në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në kuadrin e 90 vjetorit të lindjes së Nikolla Berovskit, mësues, hartues  tekstesh shkollore për minoritetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhe përkthyes i shquar, u promovua ribotimi i fjalorit të Nikolla Berovskit Maqedonisht-shqip nga autori Foto Nikolla.

Nga promovimi i fjalorit të Nikolla Berovskit ne Tiranë

Nga promovimi i fjalorit të Nikolla Berovskit ne Tiranë

Në promovimin, përveç Maqedonasve që jetojnë në Tiranë dhe përfaqësuesit e Maqedonasve në Shqipëri, morën pjesë dhe ambasadorët e Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi në Tiranë, Stojan Karajanov dhe Ferhat Dinosha.

Aktivitetin e përshëndeten Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Stojan Karajanov, Ilinden  Spasse, biri i shkrimtarit të famshëm me origjinë maqedonase Sterjo Spasse, Dragica Berovska bija e Nikolla Berovskit dhe Arjana  Shutku sekretare e fondacionit “Nikolla Berovski “.

Në fjalimin e tij Foto Nikolla, autori i fjalorit të ribotuar Maqedonisht – shqip të Nikolla Berovskit, siç transmeton gazeta Makedonium, vuri në dukje se puna e Berovskit do të zgjasë përgjithmonë dhe do të përdorët fjalori i tij Maqedonisht – shqip me mbi 10 mijë fjalë .

Nga

Nga promovimi i fjalorit të Nikolla Berovskit ne Tiranë

“Këto ditë është ribotuar fajalori pas 30 vitesh që nga botimi i parë i cili u botua në kushte të vështira në regjimin e kaluar. Tekstet e shumta të cilët Nikolla i përktheu ose i hartovi për shkollën fillore në Prespe, tashmë jane të rinovuara dhe të depolitizuara, programet kanë ndryshuar, do të ketë përkthime të tjetra më moderne ne gjuhen maqedonase të librave të Sterjo Spasses, Dritëro Agollin, Ismail Kadaren dhe të tjerët. Vetëm fjalori Maqedonisht – shqip do të zgjasë gjatë, jo vetëm në duart e minoritetit maqedonas por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.”- tha Foto Nikolla.

Ai gjithashtu përmëndi edhe punën arsimore të Berovskit në Shqipëri dhe vështirësitë në atë kohë për të gjetur literaturë shkollore në gjuhën maqedonase .

Nga promovimi i fjalorit të Nikolla Berovskit ne Tiranë

Nga promovimi i fjalorit të Nikolla Berovskit ne Tiranë

“Nikolla Berovski, Boris Malevski dhe të tjerët hodhën themelet e gjuhës amtare në Prespë, përmes trajnimit të veçantë dhe duke siguruar tekste shkollore në gjuhën amtare. Ketu duhet theksuar edhe kontributi i shkrimtarit të famshëm, Sterjo Spasse, një Maqedonas nga Prespa, i cili ishte redaktor i teksteve shkollore të përpiluara dhe të përkthyera nga Nikolla Berovski.” – tha Foto Nikolla.

Ky fjalor është shtypur në 500 kopje, të cilat do të dhurohen për Maqedonasit në Shqipëri dhe është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë .

Për kontributin e shquar në aktivitetin edukativ dhe arsimor në mbrojtjen dhe zgjerimin e gjuhës maqedonase, kulturën dhe shkrimin, Qeveria e Republikes së

Maqedonisë në vitin 1991 i dha Nikolla Berovskit çmimin e lartë “Kliment Ohridski”.

Nikolla Berovski me femijët maqedonas në Prespë

Nikolla Berovski me femijët maqedonas në Prespë

Nikolla Berovski (Bitola, 1923 – Tiranë, 1993) mësues, hartues  tekstesh shkollore për minoritetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhe përkthyes i shquar, në vitin 1945 erdhi në Prespë si mësues maqedonas dhe gjithë jetën e kalon në mes të Maqedonasve në Shqipëri. Berovski shumë vite punoi si mësues në fshatrat e Prespës. Ka meritat e mëdha si autor i shumë librave në gjuhën maqedonase për Maqedonasit në Shqipëri. Gjatë jetës së tij ai u bë një mbrojtës legjendar i identitetit kombëtar maqedonas në Shqipëri.

Si pjesë e festimit të 90 vjetorit të lindjes së Nikolla Berovski, ky fjalor do të  promovohet edhe në Korçë dhe në Pustec. (Makedonium)