Në kuadrin e 90 vjetorit të lindjes së Nikolla Berovskit, mësues, hartues tekstesh shkollore për minoritetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhe përkthyes i shquar, në Muzeun Historik Kombëtar, më 21 nëntor në orën 17.30 do të promovohet ribotimi i fjalorit të Nikolla Berovskit Maqedonisht-Shqip nga autori Foto Nikolla.
Foto Nikolla autori i fjalorit të ribotuar të Berovskit për gazetën Makedonium tha se ky fjalor përmban 10 mijë fjalë.
“Fjalori është shtypur në 500 kopje, të cilat do t’i dhurohen Maqedonasve në Shqipëri dhe është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.” – tha Foto Nikolla për gazetën Makedonium.
Për ribotimin e këtij fjalori Foto Nikolla, ka aplikuar më parë në Ministrin e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, por mori përgjigje se ministria nuk ka fonde për ribotim të këtij fjalori.
Nikolla Berovski (Bitola, 1923 – Tiranë, 1993) mësues, hartues tekstesh shkollore për minoritetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhe përkthyes i shquar, në vitin 1945 erdhi në Prespë si mësues maqedonas dhe gjithë jetën e kalon në mes të Maqedonasve në Shqipëri. Berovski shumë vite punoi si mësues në fshatrat e Prespës. Ka meritat e mëdha si autor i shumë librave në gjuhën maqedonase për Maqedonasit në Shqipëri. Gjatë jetës së tij ai u bë një mbrojtës legjendar i identitetit kombëtar maqedonas në Shqipëri. (Makedonium)
ovaa dali ke predizvika neredi vo albanija i sto ke kaze vldata na albanija?