Një grupë intelektualësh maqedonas nga Shqipëria kërkonë nga Maqedonia, ti ndërpres negociatat për emrin

Një grupë intelektualësh maqedonas nga Shqipëria nëpërmjet një letër të cilën gazeta Makedonium e sjelle të plotë, reagon ndaj sjelljes së qeverisë Greke në bisedimet për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë dhe kërkojne nga qeveria Maqedonase ti ndërpres bisedimet dhe të kërkoj vazhdimin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara nën emrin kushtetues të Maqedonisë.

Më poshtë sjellim tekstin e plotë të letrës:

“Ne një grupë intelektualësh Maqedonas në Shqipëri reagojmë dhe protestojmë me të drejtë ndaj sjelljes së qeverisë Greke në bisedimet për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.

Komuniteti Maqedonas në Shqipëri, i çdo lloj moshe, në të gjitha vendbanimet Maqedonase brenda kufijve të Republikës së Shqiperisë, ndjehet tej i poshtëruar nga sjellja e qeverisë greke dhe e konsideron sjelljen e saj, dashakeqe, jo demokratike, jo evropiane dhe vazhdim i politikave të vjetra të qeverive greke për ç’kombëtarizimin dhe zhdukjen e kombit maqedonas, për të përligjur krimet, eksodet, vrasjet dhe varezat massive në Maqedoninë e Egjeut.

Ka më se 20 vjet, se Evropiano Perëndimorët, të udhëhequr nga Mitologjia Greke kanë mbështetur politikat diskriminuese ndaj Maqedonasve, kudo ku ata jetojnë. Në rrugën e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian kanë detyruar këtë shtet të plotësoj edhe ato kritere që as në ëndër nuk janë parë dhe as në botën e përtejme të realizueshme.

Për ne është e turpshme dhe skandaloze politika Evropiane në Ballkan e cila po tregon për ditë e me shumë dështim dhe shpërfytyrim në sytë e të gjithë Maqedonasve. Konflikti nuk mund të zgjidhet kur je palë në të. Kjo është një maskaradë, mohim i të drejtave të njeriut, ringjallje e formave të vjetra të pushtimit nëpërmjet zhdukjes së identitetit kombëtar.

Për ne Maqedonasit është mjaftë e qartë se cila është politika e fqinjve tanë ndaj emrit të Maqedonisë, gjithçka është e qartë si drita e diellit, nuk ka njëri në këtë botë të mos e kuptoj, ajo është një politikë qindra vjecare e mohimit të Kombit tonë duke zhdukur çdo element të identitetit Maqedonas deri ne fshirjen e emrave maqedonasë në gurrët e varreve të të parëve tanë.

Ne na vjen turp të flasim sot për probleme të tilla, kur bota po ecën në rrugë të reja të demokratizmit, të mbrojtjes së lirive të njeriut, të lëvizjes së lirë, të afrimit të kombeve e të tjerë. Në flasim gjuhën e të parëve tanë, bile aq bukur dhe aq pastër sa asgjë nuk i kemi shtuar dhe pasuruar, janë po ato tradita që më të moshuarit mbanin mend nga me të moshuarit e tyre. Jemi më se krenar se i përkasim një kombi të lashtë, të sinqertë, punëtorë dhe paqedashës si askush tjetër në këtë botë ku jetojmë. Askush nuk ka parë ndonjëherë ndonjë të keqe nga ne, veç të mirave, ku ka Maqedonas ka mirësi dhe mbarësi, ka paqe dhe qetësi.

Ne i kërkojmë qeverisë maqedonase ti ndërpres bisedimet lidhur me emrin kushtetues të Maqedonisë me fqinjin jugor Greqinë dhe të kërkojë vazhdimin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizmat ndërkombëtare, organizata dhe komunitete nën emrin kushtetues të Maqedonisë.

Ne i kërkojmë të gjithë Maqedonasve që jetojnë brenda teritorit të Maqedonisë që të rikthejnë çdo lloj cenimi që i është bërë identitetit tonë kombëtar, duke përfshirë këtu edhe rikthimin e flamurin tonë biblik sa më shpejtë të jetë e mundur, mbase kjo lojë mbaroi.”- thuhet në letrën e firmosur nga një grup intelektualësh maqedonas nga Shqipëria. (Makedonium)