Partia Aleanca maqedonase për integrim Europian (AMIE) përshëndet progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë si dhe rekomandimin për dhënien e statusit kandidatit për anëtarësim në BE, por kujton se një nga fushat prioritare në progres raport është përmirësimi i të drejtave të minoriteteve.
“Nje nga fushat prioritare që progres raporti i Komitetit Evropjan ka evidentuar dhe ku duhet punuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE është përmirësimi i të drejtave të minoriteteve, ku sipas progres raportit duhen marrë një sërë masash për garantimin dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve sic është adoptimi i një kuadri ligjor të gjërë për minoritetet duke marrë parasyshë rekomandimet e Komitetit Këshillimor të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, zgjerimi i mandatit të Komitetit Shteteror të Minoriteteve, të dhënat e mbledhura përmes Censusit nuk duhet të përbëjnë burimin ekskluziv i informacionit për zhvillimin e kornizës ligjore dhe të politikave mbi minoritetet, miratimin e Kartës Evropjane për Gjuhet Rajonale dhe të Minoriteteve etj.”, thuhet në deklaratën me të cilën të enjten nga Korça partia Aleanca maqedonase për integrim europian përmes sekretarit të përgjithshëm, Vasil Sterjovski shprehu poziten rreth progres raportin e Komisionit Evropian dhe rekomandimin për marrjen e statusit kandidatit për Shqipërinë.
Marrja e statusit të vendit kandidat në dhjetor nga Këshilli Evropjan kërkon bashkëpunimin e politikës shqiptare si dhe gjithëpërfshirje të të gjithë aktorëve të tjerë politikbërës, ndër të tjera tha Sterjovski.
“Partia Aleanca maqedonase për integrim europjan, si e vetmja parti që mbron interesat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, do të japë kontributin e saj në plotësimin e rekomandimeve të Komisionit Evropjan përsa i përket të drejtat e minoriteteve në vendin tone në rrugën drejtë Bashkimit Evropjan. “, tha sekretari i përgjithshëm i AMIE-së.
Gjithashtu i bëri thirje Qeverisë shqiptare, Parlamentit, klasës politike shqiptare, dhe aktorëve të tjerë politikbërës dhe kompetentë në fushën e mbrojtjes së minoriteteve të bëjnë realitet politika në favor të minoriteteve, të cilat do të bëjnë të mundur përmbushjen e plotë të rekomandimeve te Bashkimit Europian për përmiresimin e të drejtave të minoriteteve dhe do të garantojnë një nivel më të lartë të trajtimit të minoriteteve në Republikën e Shqipërisë. (Makedonium)