UDHETIM STUDIMOR NE RAJONIN OHER-PRESPE

Maqedonia dhe Shqipëria kanë parqe të përbashkëta në zonën ndërkufitare, Pelisteri, Galiçica dhe Parku  i Prespës, të cilët kanë statusin e parkut kombëtar. Rajonit Ohër - Prespë ka vlera te jashtëzakonshme natyrore, kulturore dhe ekonomike dhe  projekti “Rezerva ndërkufitare Ohër- Prespë, mbështetje për Parkun Kombëtar të Prespës në Shqipëri” ka si qellim krijimin i një Rezerve Ndërkufitare Biosfere (RNB) në përputhje me Programin “Njeriu dhe Biosfera” (MAB) të UNESCO-s dhe futjen e këtij rajoni  në listën e parqeve që mbrohen nga UNESCO.

 

Parku Kombëtar Pelister

Parku Kombëtar Pelister

Në kuadër të këtij projekti, ministria e mjedisit ka organziuar para pak ditësh një udhëtim studimor me pjesmarjen e gazetarëve lokal dhe kombëtar nga Shqipëria dhe Maqedonia, aktor lokal dhe specialist të mbrojtjes së natyrës. Ky udhëtim i cili zgjati katër ditë kishte si objektiv njohjen e gazetarëve dhe stafin e parqeve me karakteristikat kryesore të teritorit të propozuar për tu nominuar si Rezerevë Ndërkufitare e Biosferës Ohër-Prespë.

Parku Kombëtar Galicica

Parku Kombëtar Galicica

Gjatë këtij udhëtimi, pjesmarësit janë njohur me menaxhimin e parqeve kombëtare të Galiçicës dhe Pelisterit në Maqedoni dhe me Parkun Kombëtar të Prespës në Shqipëri, me politikat e mbrojtjes dhe programet e implementimit dhe edukimit mjedisor duke shkëmbyer edhe njëherësh edhe përvojën mes njërit tjetrit me qellim mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e vlerave në të dy anët e kufirit.

Nga vizita studimore ne Parkun Kombëtar Pelister

Nga vizita studimore ne Parkun Kombëtar Pelister

Ditën e parë të udhëtimit u vizituan dy qendrat e Parkut Kombëtar të Galiçicës në Ohër dhe Stenjë ku pjesmarësit u njohën me biodiverzitetin e pasur të Parkut Galiçica që ka një rëndësi të madhe kombëtare, europian dhe globale. Parku Kombëtar Galiçica ështe "pikë e nxehtë" e biodiversitetit në Ballkan dhe Europë dhe shtrihet në një teritor prej 24 mijë hektarë.

Parku Kombëtar Pelister

Parku Kombëtar Pelister

Ditën e dytë të udhëtimit pjesmarësit vizituan qendrën e Parkut Kombëtar Pelister i cili është parku më i vjetër i shpallur në Maqedoni dhe zë një sipërfaqe prej 17160 hektar, ku dominon pisha “Molika”. Parku ka florë dhe faunë të pasur dhe të larmishme. Gjithashtu në Parkë gjenden edhe dy liqene, të vogla njëri liqen kapë një sipërfaqe prej 4 hektar dhe tjetri 400 metro.

Nga vizita studimore ne Parkun Kombëtar Pelister

Nga vizita studimore ne Parkun Kombëtar Pelister

Dy ditë të tjera udhëtimi studimor ka vijuar në Parkun Kombëtar te Prespës në zonën e Pustecit në Shqipëri dhe në Tushemisht në rrethin e Pogradecit. Pjesmarësit janë njohur me bukurit natyrore, faunen dhe floren , germimet arheologjike dhe monumentet e kultures. Parku Kombëtar i Prespës është shpallur me VKM nr.80, dt 18.02.1999. Nga studimet e kryera në vitet 2011-2012 janë evidentuar një biodiversitet të lartë në Parkun Kombëtar të Prespës. Studimet botanike kanë nxjerrë në pah se, në park hasen 1061 lloje bimësh; nga të cilat 6 specie janë endemike për rajonin, çka do të thotë se në Parkun Kombëtar të Prespës haset gati 1/3 e florës së Shqipërisë. Nga studimet e kryera janë evidentuar 60 lloje gjitarësh, 132 lloje shpendësh folezues, 23 lloje reptilësh, 11 lloje amfibësh, etj. Gjithashtu nga studimi i kërpudhave, të cilat përbëjnë një të ardhur me peshë për banorët e Prespës janë evidentuar se, në rajon hasen 362 lloje kërpudhash, nga të cilat 82 lloje janë të reja për rajonin.

Parku Kombëtar Prespa

Parku Kombëtar Prespa


Wolfgang Fremuth, drejtor i projektit “Rezerva Nderkufitare Oher- Prespë, mbështetje për Parkun Kombëtar të Prespës në Shqipëri” për gazetën Makedonium tha se Parku Kombëtar i Prespës është mjaft i pasur me elementë thelbësorë të burimeve të biosferës, ashtu si Pelisteri dhe parku i Galicices ne Maqedoni.

Parku Kombëtar Prespa

Parku Kombëtar Prespa

“Parqet kombëtarë e kanë të theksuar aspektin e konservimit  të rezervave të biosferës, dhe ruajtja e këtyre vlerave do ti japë UNESKOS një argument mjaft të fortë. Ka shumë pak zona ndërkufitare që mbrojnë rezervat e biosferës në botë. Nga 610 rezerva të biosferës janë vetëm 16 ndërkufitare dhe Parku i Prespes do të jetë i 17-ti” – tha Wolfgang Fremuth per gazeten Makedonium.

Parku Kombëtar Prespa

Parku Kombëtar Prespa

Ndër tre parqet që po punohet të futen në listën e UNESKO-s ai i Prespës është më i madhi me 27 mijë ha. Parku i Pelisterit është 17 mijë ha, ndërsa Galiçica 24 mije hektarë.

Parku Kombëtar Pelister

Parku Kombëtar Pelister


Udhetimi studimor përmes parqeve kombëtare të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës së Bazenit Ohër-Prespë ishte një udhëtim me vlera të mëdha njohëse dhe studimore për mbrojtjen e pyjeve, liqeneve dhe menaxhimin dhe nxitjen e komunitetit për mbështetje dhe bashkëpunim në realizimin sa me sukses të këtij projekti me interes të përbashkët. (Makedonium)

Reportzh i TV LOBI për vizitën studimore

 

Reportzh i TV TERA për vizitën studimore

 

Reportzh i TV ORBIS për vizitën studimore