Kryebashkiaku i Pogradecit: Do doja shkolla n​​ë gjuhën maqedonase në Pogradec

Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkmbi në një tryezë të rrumbullakët për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve në Voskopojë, tha se nuk duhet shumë ti besohet  institucioneve ndërkombëtare, sepse ato punojnë në krahë  të qeverisë dhe përdorin dy standarde.

Artan Shkmbi dhe Vasil Sterjovski

Artan Shkmbi dhe Vasil Sterjovski

– “Në një farë mënyre institucionet ndërkombëtare punojnë në krahë të qeverisë i rekomandojn atyre, por atje ku ja do puna pastaj venë kushte që po nuk u bënë këto s’ka ecje përpara, atje ku s’ja do puna rekomanadojnë. Zakonisht kështu ecin me dy standarte. Unë nuk besoj që duhet të ketë ndonjë shpresë nga institucionet ndërkombëtare në kuptimin që sigurisht që ata janë të nevojshëm, sigurisht që asistenca e tyre është e nevojshme, por duhet më shumë presion nga ana juaj dhe nga ana jonë që institucionet ndërkombëtare jo vetem të rekomandojn por edhe të detyrojnë qeverinë që n.q.s ky vend duhet të bëhet pjestarë dhe anëtare i Bashkimit Europian sigurishtë që duhet të plotesojë kushte dhe jo thjeshtë të pranoj rekomandimet e tyre.” – tha Shkmbi.

Vasil Sterjovski, përfaqësuesi i minoritetit maqedonas në Shqipëri,  në tryezën e rrumbullakët tha se Shqipëria nuk ka përmbushur rekomandimet e Këshillit të Europës për arsimin në gjuhën amtare të minoriteteve dhe nuk lejon mësimin e gjuhës maqedonase në Gollobordë, edhe pse është respektuar procedura ligjore. Kryetari i Bashkisë Artan Shkmbi tha se do të donte shumë në Pogradec të kishte shkolla për mësimin e gjuhës maqedonase dhe ai i pari do ti kishte dërguar fëmijët e tij të mësonin gjuhën maqedonase.

Nga tryeza e rrumbullakët ne Voskopojë

Nga tryeza e rrumbullakët ne Voskopojë

– “Ne jemi më të hapur si pushtet lokal ndaj kërkesave të pakicave, n.q.s unë këtu degjova prej jush që bëni kërkesa për të hapur disa klasa në një gjuhë të një pakice edhe ministria heziton ta miratoj ose edhe e pengon këtë proces, ne jemi shumë më të hapur sepse jemi shumë të dëshiruar që kjo gjë të ndodhë në qytetet tona. Jemi shumë të dëshiruar sepse ne ndiejmë më afër nevojat e qytetarëve tanë. Në Pogradec unë do të doja shumë që të kishte shkolla për mësimin e gjuhës maqedonase sepse unë i pari fëmijët e mi do ti coja më shumë dëshirë që të mësonin maqedonisht, sepse ne jemi vetëm gjysmë ore larg nga Ohri. Do të thote se n.q.s bashkeshortja ime, une edhe femijet shkojmë fundjavave andej dhe bejmë edhe pak pazar sigurisht që kanë vështirësi komunikimi dhe bashkëpunimi dhe sigurisht si mund të shkoj femija ime në nje dyqan vete dhe nuk di gjuhën për të komunikuar  dhe përpiqet me shenja dhe me gishta me disa njerez që unë i kamë më afër sesa Prenjasi, sesa Korca, sesa Elbasani. Ne duam të zhvillojm turizmin rajonal, ne duam që njërzit të lëvizin në Ohër, në Strugë, në Pogradec, dhe n.q.s ne s’komunikojme dhe s’kemi gjuhë të njejtë komunikimi dhe të merremi veshë, nuk e di se si mund të zhvillojmë turizmin dhe të rrisim mirëqënjen. E dhashë këtë si shembull për të thënë se ne jemi shumë të dëshiruar që të kemi këto shkëmbime ndërkohë që qeveria qëndrore me siguri mendon që po na rriten minoritetet, po na rriten pakicat, do kemi shumë të “huaj”  – tha Shkmbi.

Ai premtoi se bashkia do të sigurojë hapësirë të lirë për t’u përdorur për kurset në gjuhën maqedonase . (Makedonium)