Valentina Nestor prezanton partinë Aleanca maqedonase për integrim europian në televizionin shtetëror shqiptar

Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca maqedonase për integrimin europian më 10 qershor 2013 kishte prezantimin e dytë pesë-minutësh në televizionin shtetëror shqiptar.

 

Në emër të Aleances maqedonase për integrim europain foli Valentina Nestor, koordinator i Forumit të Gruas së AMIE dhe kryesyesi i listës të partisë AMIE në qarkun e Korçës.

Gjatë prezantimit në televizionin shtetëror shqiptar Valentina Nestor tha:

 

“Тë nderuar qytetarë maqedonas,

Të dashur bashkëkombas,

Ndodhemi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, për këtë u drejtohem  të gjithë shtetasve të minoritetit maqedonas, pa dallim prejardhjeje, statusi shoqëror dhe social, duhet ti harroni bindjet tuaja të mëparshme politike dhe të votoni Aleancën maqedonase për integrim europian.

Duke patur  parasysh kushtet politike të deritanishme, ju nuk keni patur mundësi të votoni për subjektin politik maqedonas, dhe per kete arsye shpesh herë, politika shqiptare ka mundur tju ndajë në të djathtë dhe të majtë, që ju ndërmjet jush të ndiheni si kundërshtarë.

 

Të dashur vëllezër,

gjithmonë ndërmjet nesh jemi identifikuar si “nashenci”, ky është emërtimi që na vecon prej bashkësisë në të cilën jetojmë, dhe si të tillë, të paktën në këto momente, duhet të bashkohemi dhe të votojmë si Maqedonas.

Aleanca maqedonase angazhohet për nxitjen e të drejtave të të gjithë maqedonasve në Shqipëri. Dhe këtë ne mund ta arrijmë, vetëm me mbështetjen e partisë sonë, që edhe ne të përfaqësohemi në parlamentin shqiptar.

 

Këtë ne mund ta arrijmë, nëse votën tuaj nuk e hidhni per parti tjeter politike, por ia jepni përfaqësuesve tuaj maqedonas, që nodhen cdo dite prane jush, jetojnë me hallet tuaja dhe luftojnë për të drejtat tuaja, si:

1-    Njohjen me statusin “pakice kombëtare maqedonase” të  zones se Gollobordës dhe Gorës, si dhe të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare .

2-    Të drejtën e informimit në gjuhën maqedonase në televizinin publik shqiptar.

3-    Aleanca maqedonase për integrim evropian do të angazhohet për të drejtën e punësimit të maqedonase në administratën publike, gjyqesor dhe institucionet e tjera shtetërore.

4-    Ne do të angazhohemi për funksionimin e shkollës në gjuhën amtare në fshatin Vërnik, që fëmijët e ketij fshati të kenë të drejtën e mësimit të gjuhës amtare në vendlindjen e tyre.

5-    Për rritjen ekonomike, duke përmirësuar infrastrukturën, kanalizimet dhe ujësjellësat në zonën e Prespës dhe te Vernikut.

6-    Ne mbështesim integrimin evropian të Republikës së Shqipërisë, ku bëjme pjesë edhe ne si shtetas shqiptarë. Por, para së gjithash, kërkojmë të jemi të integruar në shoqërinë shqiptare, jo si qytetarë të dorës së dytë, por si qytetare  me të drejta të plota.

7-    Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave maqedonase është ruajte e identitetit, është mbrojtja e dinjitetit. Kjo është një përgjegjësi qytetare dhe morale për cdo maqedonas. Është detyrimi i secilit prej nesh ndaj brezave te rinj.

8-    Besoj se është koha që cdonjeri që ndihet maqedonas dhe ka gjak maqedonas, pa marrë parasysh bindjet e mëparshme politike, të mbajë qëndrim patriotik dhe qytetar dhe votën e tij ta japë për Aleancën maqedonase, për partinë tuaj.

 

Vetëm kështu ne mund të fitojmë të drejtën për punësim, arsimim dhe informim në gjuhën mëmë.

Edhe njëherë, dua tju bëj thirrje të gjithë maqedonasve, është koha të reflektoni.

Mos qëndroni nën hijen e socialistëve dhe demokratëve, por votoni për partinë tuaj.

Votoni për Aleancën maqedonase për integrim europian,

Votoni për identitetin tuaj,

Votoni për të ardhmen tuaj,

Votoni për numrin 63.”- tha Valentina Nestor në televizionin shtetëror shqiptar.

Mëpërpara, në 1 qershor 2013, programin e partisë AMIE në televizionin shtetëror shqiptar e paraqiti Valbona Serbin, koordinator i Forumit Rinor të AMIE. (Makedonium)