AMIE: VOTONI PËR NUMRIN 63 PËR PROSPERITET TË GOLLOBORDËS

Aleanca Maqedonase për integrimin Europian në 4 qershor mbajti miting në komunënTrebishtë, Gollobordë, ku shpalosi programin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 23 qershor 2013.

Në mitingun morën pjesë udhëheqësit e partisë Aleanca maqedonase për integrim europian si dhe aktivistë të AMIE nga Golloborda.
Përpara pjesmarësve në miting iu drejtua Besnik Hasani kryesues i listës të partisë Aleanca maqedonase për integrim europain për qarkun e Dibrës, i cili në fjalën e tij i bëri thirrje Maqedonasve në Gollobordë, të votojnë për AMIE dhe numrin 63 sepse partia maqedonase është e vetmja garanci për zhvillimin e Gollobordës.

“Përmes partisë maqedonase arritëm të lobojmë tek qeverin shqiptare dhe maqedonase për hapjen e vendkalimit kufitar Xhepishtë-Trebishtë si dhe asfaltimin e rrugës nga qendra në Trebishtë deri në piken kufitare. Gjithashtu e ngritëm çështjen e arsimit në gjuhën maqedonase dhe në qoftë se jemi të bashkuar dhe votojmë për partin maqedonase do të arijmë të jemi të integruar dhe zyrtarishtë të njihemi  si Maqedonas në Gollobordë, dhe kudo në Shqipëri “- tha Besnik Hasani.

Aleanca maqedonase për integrim europian në fletën e votimit do të jetë nën numrin 63. (Makedonium)