Ambasada maqedonase në Tiranë: Veprat dhe aktivitetet që ka ushtruar Fote Nikolla flasin për një mision fisnik që ai ka ushtruar

Ambasadori maqedonas në Tiranë, Danço Markovski, në emër të tij dhe në emër të ambasadës, shprehu ngushëllimet e thella dhe të sinqerta familjes së aktivistit të madh për të drejtat e maqedonasve, Fote Nikolla, i cili vdiq mbrëmë në moshën 78-vjeçare.

-Me pikëllim të thellë mora lajmin se miku im i dashur Fote Nikolla nuk është më mes nesh. Në këto momente të vështira dhimbjeje të thellë, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta nga ana ime dhe në emër të Ambasadës familjes së tij.

I nderuar Nikolla, veprat dhe aktivitetet për ruajtjen e veçorive etnike, gjuhësore dhe kulturore të maqedonasve në Shqipëri, që i le pas, flasin për misionin tuaj fisnik që e ushtruat gjatë gjithë jetës suaj, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nëpërmjet krijimtarisë suaj, thuhet më tej, përmes teksteve dhe veprave letrare, keni arritur të përcillni vizionin tuaj tek brezat e rinj për të ruajtur qenien e tyre si gjënë më të shenjtë që mbartin me vete në shekuj.

– I dashur mik, jam mirënjohës që pata nderin të të njoh dhe të punoj me ty. Mençuria juaj, qetësia në komunikim dhe idetë për një të ardhme më të mirë për maqedonasit tanë do të mbeten fort të gdhendura në kujtimet e mia. Prandaj, udhëto miku im, ke lënë vepra që do të flasin për ty, thuhet në telegramin me ngushëllime nga ambasadori Markovski.

©Makedonium