215 mijë euro për pasaportë bullgare dhe aksionet në Turqi/ Policia arrestoi mashtruesin në Tiranë

Policia arestoi punonjësin e bankës në Tiranë pasi i morri 215 mijë euro një qytetari për paisjen me pasaportë bullgare dhe aksione në një kompani në Turqi.

Lorin Xhelilaj, punonjës në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 215 mijë euro. Shumën e konsiderueshme të parave, sipas policisë, i arrestuari ia ka marrë një 26-vjeçari, Denis Buzali.

Lorin Xhelilaj, punonjës në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 215 mijë euro. Gjatë operacionit të koduar “Transporter” policia i sekuestroi 38-vjeçarit, 108 mijë euro.

Shumën e konsiderueshme të parave, sipas policisë, i arrestuari ia ka marrë një 26-vjeçari, Denis Buzali, me pretekstin se do t’i siguronte nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Denis Buzali ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës bullgare dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë. Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë “më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti”.

Në javët e fundit Buzali ka nisur të dyshoj se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaporta dhe aksionet nuk po i bënte dot.

Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte Buzalit në një moment të dytë. Në kushte të tilla, Denis Buzali i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin. Krimk Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga Buzali.

Muajt e fundit, policia kishte plot punë me biznesin e pasaportave bullgare dhe arrestoi disa persona që kishin marrë me mashtrim dhjetëra mijëra euro për një pasaportë bullgare. Gjithashtu, në dhjetor 2023, policia arrestoi tre punonjës në Bashkinë Bulqizë të cilët për para lëshonin vërtetime false për origjinë bullgare për marrjen e nënshtetësisë bullgare.

©Makedonium