FESTIVALI I KATERT FOLKLORIK MAQEDONAS “GORA 2013”

Nën organizimin e Unionit Gorano-Maqedonas në Kosovë, dhe në bashkëpunim me shoqatën e Maqedonasve të fesë myslimane dhe shoqatën Gorane, më 11 maj 2013 në Brod, Republika e Kosovës u mbajt festivali i katërt folklorik maqedonas “GORA 2013”.


Ne festivalin morrën pjesë Maqedonas nga Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia.Festivali është në nder të përvjetorit të formimit dhe regjistrimit të Unionit Gorano-Maqedonas në Kosovë në vitin 2007 dhe hapja e zyrës në Brod më 10 maj 2008.
Festivali ka një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës së popullit maqedonas dhe mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore dhe promovimin e komunitetit maqedonas në Kosovë. (Makedonium)