Top Channel: Bullgaria me kërcënime, presione dhe ryshfet në përpjekje për të asimiluar komunitetin maqedonas në Shqipëri

Programi investigativ “Inside Story” në televizionin shqiptar Top Channel transmetoi një investigim se si Bullgaria kërcënoi Shqipërinë dhe ndërhyri në censusin e vitit 2023 në Shqipëri me kërcënime, dhurata, presione dhe ryshfet, për asimilimin e komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Pasi thekson se Greqia dhe Bullgaria kërcënuan Shqipërinë me bllokim të procesit të integrimit evropian, konstaton se “këto kërcënime i vunë një njollë të zezë edhe këtij procesi që do të duhej të ishte bazuar me plotësimin i kushteve të anëtarësimit dhe jo i egos së vendeve fqinje për të përfituar në kurizë të Shqipërisë.”.

– Në veri në zonën e Gorës, por edhe në Gollobordë dhe Pustec përmes formave të ndryshme Bullgaria ushtron trysni ndaj qytetarëve duke i kërkuar të deklarohen me origjinë bullgare. Fillimisht planet për ritjen fiktive të minoritetit kishin skenar kërcënimet ndaj Tiranës zyrtare me kartën e integrimit. Sot ndiqet një strategji e re duke shprëndar pasaporta bullgare për qytetarët shqiptar. Një dokument që sjell përfitime si vend anëtar i bllokut evropian, theksohet në investigim.

Në Shqipëri pyetja për etnin ka sensivitet të lartë nëse kemi parasysh planet dhe skenarët e fqinjëve për të ritur artificialisht shifrat e minoriteteve. Së paku këto presione kanë qenë konstante nga Greqia dhe Bullgaria që kanë synuar për të risin sa më shumë shifrat e minoritarëve të tyre.

Shqipëria ndodhet qartazi në situatën e sensivitetit parapar nga standartet ndërkombëtare dhe nga këto tri pyetje vetëm një pyetje është e cila është sensitive që është etnia. Feja, fertilteti nuk besoj se ka sensivitet. Etnia është dukshëm në kushtet e sensivitetit për shkak të presionit artificial të dy shteteve shumë herë më të forta si Greqia dhe Bullgaria për të prodhuar shifra të cilat janë jo realiste, tha Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave.

Për shkak të nivelit të jetesës, mungesës së infrastrukturës, nëntë fshatra ku jetojnë Goranët në Kukës janë lënë në mëshirë të fatit, pa valë telefoni, pa internet, dhe pa rrugë. E vetmja mundësi e tyre është Kosova së cilës i drejtohen për ndihmë mjekësore e prej saj arrijnë të marrin internetin të cilin e përdorin për të komunikuar me fëmijët që kanë emigruar. Rruga nga Kukësi në Zapod gjarpëron mes maleve në teren të vështirë e pa shtruar dhe në mungesë të plotë mirëmbajtjeje.

Kryesisht shkaqet ekonomike janë arsyet kryesore të aplikimit dhe të pajisjes së tyre me pasaporta bullgare.



– Krejt kanë ikur, këtu nuk kemi çfarë të bëjmë. Çfarë do të shikosh? Këtu do të gjesh vetëm pleq,
thotë një banor i zonës së Gorës.

Theksohet se në 11 censuset të zhvilluara në shtetin shqiptar, në asnjë prej tyre nuk rezulton të ketë minoritet bullgar në Gorë. Më tej shtohet se një tjetër pikë që po shrytëzohet nga shteti bullgar janë investimet në këto zona, kryesisht në shkollat me kabinetet e informatikës duke i mundësuar transport nxënësve, mjete didaktike, burs studimi në Bullgari e të tjera.

– Në këtë cens është bërë një presion nga ana e shtetit bullgar. Personalitete të shtetit bullgar kanë ardhur këtu, kanë ardhur edhe në Pustec, në zonën e Prespës, kanë ardhur edhe në zonën e Gollobordës edhe të Gorës që kanë bërë presion dhe propagandë me atë që për të ndryshuar identitetin etnik, thotë Eftim Mitrevski nën/kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.

Më 15 shtator 2023 zv/presidentja Ilijana Jotova reagon pas takimeve me zyrtarët shqiptar ku fokusohet ngushtësisht te censi dhe interesi për deklarimin e etnisë nga minoritarët bullgarë.

– Kam marrë garanci nga niveli më i lartë se regjistrimi kombëtar i popullsisë në Shqipëri do të bëhet sipas standarteve më të larta evropiane, duke respektuar të drejtën e të gjitha komuniteteve etnike, përfshirë atë bullgar. Ky është regjistrimi i parë që nga njohja zyrtare e pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, tha Jotova.

Në të gjitha takimet Ilijana Jotova shoqërohej nga Spas Tashev anëtar i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.

Profesori bullgar më 30 shtator 2023 në faqen e tij në fejzbuk ka publikuar foto nga formulari i censit në Shqipëri. Spas Tashev ka qenë vazhdimisht i angazhuar fort për të përmbushur qëllimi e ritjes së statistikave të minoritarëve bullgar në Shqipëri. Në një forum të vitit 2020 ai ka kërkuar me forcë nga diplomacia e vendit të tij të jetë aktive në Shqipëri pasi në zonat që ata pretendojnë se ka minoritar nuk do të deklarohen bullgar.

Referencë ka pasur një cens-pilot të viti 2019 ku në Prespë vetëm një person u deklarua bullgar. Në fakt ky cens-pilot u mbajt për nevojat e INSTATIT dhe të dhënat nuk u publikuan.

– Është e çuditëshme se si Bullgaria ka pasur dijeni për rezultatin që përmbante të dhëna konfidenciale për përdorim të brendshëm të INSTAT. Kjo zbulon jo vetëm interes të shtuar, por mbi të gjitha depërtim në strukturat shtetërore shqiptare, vëren emisioni “Inside Story”.

Këtu jemi në bashkinë e vogël të Pustecit ku jeton një minoritet i vogël si maqedonas, thekson më tej dhe kujton se dikur njësia lokale përbënte komunën e Liqenasit. Edhe pse nuk plotësonte kriteret për të qenë bashki, ish komuna Liqenas u kthye në Bashkinë Pustec në respekt të të drejtave të minoritarëve.

Konstaton se “Në këtë bashki të vogël ka zbritur përplasja mes bullgarëve dhe maqedonasve”. Këta të fundit pretendojnë se shteti bullgar po tenton të shtrijë ndikimi tek qytetarët që ata të deklarohen bullgar. Edhe në këtë zonë të rinjtë kanë emigruar me pasaporta bullgare.

– Të tërë të rinjtë janë larguar. Tashi ka presion nga Bullgaria po të mos deklaroheni bullgar do t’ju a marrim pasaportat. Tashi njerëzit kanë frikë, thotë një banor i Pustecit.

– Investimet nga Bullgaria kanë lënë gjurmë të dukshme në qendrën shëndetësore të zonës, por edhe në mjetin zjarrëfikës të dhuruar. Kryebashkiaku citon se bashkia aplikon për të përfituar fonde jo vetëm nga Bullgaria dhe Maqedonia, por edhe nga shtete dhe shoqata të ndryshme jofitimprurëse por me sa duket faktori bullgar është imponuar përmes investimeve.

– Kemi pasur disa projekte të cilët janë nga shoqata joqeveritare jo nga qeveria bullgare. Në kanë mbështetur në disa projekte përshëmbull në afrimin e një mjeti zjarrfikës, autoambulancë edhe në gjëra të tjera përshëmbull duke ndihmuar paisjen e disa shkollave me bango dhe mjete, tha Pali Kolefski, kryetar i Bashkisë Pustec.

Vasil Sterjovski, ish-deputet me prejardhje maqedonase, nga partia Alenaca e Maqedonasve për Integrimin Europian thotë për “Inside Story” se Bullgari ka ndërhyrë në census duke shkelur Konventën e Vienës. Ai thotë se janë shprëndarë paisje elektronike për banorët në mënyrë që të vetëdeklarohen bullgar.

Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare e të Këshillit të Evropës, faqe 8 pika 10 dhe 11 thotë: Identifikimi me një pakice kombëtare që motivohet vetëm nga dëshira për të përfituar avantazhe ose përfitime të veçanta, për shembull, mund të jetë në kundërshtim me parimet dhe qëllimet e Konventës Kuadër, veçanarisht nëse një veprim tillë pakëson përfitimet dhe të drejtat e synuara në dispozicion të personave që u përkasin pakicave kombëtare. Identiteti i pakicës nuk duhet të imponohet nga jashtë.

– Mbasi ka filluar procesi i censusit kemi një ndëryrje brutale të ambasadës bullgare duke thyer edhe regullat e Konventës së Vienës. Ditën e dytë të fillimit të censusit ambasador bullgar ka vajtur në Trebisht të Gollobordës. Shkolla nuk e ka pranuar. Drejtori nuk e ka pranuar në shkollë. Administratori nuk ka pranuar të takohet. Pastaj në rrugë atje ka shprëndar telefona ka shprëndar tebleta i binte njërëzit të deklarohen bullgar, do merni shtetësinë bullgare dhe i njëjti proces ka vazhduar edhe në zonën e Gorës. Javën e kaluar zv/ambasadori së bashku me stafin ka vajtur ka dhuruar kompjutera dhe të njëjtën propagandë po bëjnë, thekson Sterjovski.

Përfaqësuesit e minoritetit maqedonas kanë kërkuar nga shteti shqiptar të ndalojnë vizitat e zyrtarëve bullgarë në zonat e ndryshme ku ka minoritet maqedonas. Ata e konsiderojnë kërcënim të hapur praninë e zyrtarëve të lartë bullgar veçënarsiht gjatë proçesit të censit.

– Kemi kërkuar mbështetje që njëherë Ministria e Jashtme ta thëret ambasadorin bullgar që t’i thotë që të mbahet brenda kuadrit diplomatik dhe jo të bëjë këto presione. Pastaj edhe pjesa e dytë kemi kërkuar që sekserët e pasaportave të monitorohen,
tha Sterjovski.

Një prej personazheve që ka qenë mjaft prezent është nacionalisti Viktor Stojanov kryetar i fondacionit “Makedonia” nga Bullgaria. Ai ka bërë postime të ndryshme publike deri në kërcënime ndaj shtetasve shqiptar. Një muaj përpara se të fillonte censusi në Shqipëri, Viktor Stojanov ka qenë në Bashkinë Pustec. Në profilin e tij ka postuar një foto me flamurin bullgar ku shkruan ”I nxorëm flamujt në Pustec, Shqipëri”.

Edhe më shqetësuese është fakti se në postimet e tij kanë treguar të dhëna të cilat duhen të jenë konfidenciale dhe mund të sigurohen vetëm nga anketuesit e INSTAT. Në 30 shtator në faqen e tij në fejzbuk Viktor Stojanov ka publikuar një formular nga tableti se si janë deklaruar shtetasit shqiptar në census. Referuar postimeve korenspondon me të njejtën kohë me vizitën e tij në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë. Si ariti ekstremisti bullgar të ketë foto nga regjistrimi i popullsisë në Shqipëri ku qytetarët zgjidhnin etninë bullgare? Dikush nga regjistruesit apo mbykqyrësit e tyre ka abuzuar me detyrën duke nxjer të dhëna sensitive dhe kjo gjë duhet hetuar, thekson emisoni “Inside Story”.

– Maqedonase për kokën tënde, për kokën e çupës time, tha një banore e Pustecit.

Cesusi 2023 zhvillohet për gjashtë javë ku nuk ka mungur presioni nga Greqisë dhe Bullgarisë se çfarë rezultatesh do të prodhojë do të duhet kohë për tu pare por kombësia doli në treg, u shitë dhe u ble vetëm për një ditë dhe kjo u duke qartë. Kushtet e vështira ekonomike, zhgënjimi dhe mungesa e investimeve bënë që qytetarët të lëkunden në vetëdeklarimet e etnisë.

– Pavarsisht skenareve lojrave për ritjen fiktive të minoriteteve, kombësia as nuk mund të blihet dhe as nuk shitet. Shqipëria duhet të jetë një vend i lirë ku shqiptarët dhe minoritetet dhe çdo etnie të jetojnë në harmoni e barazi ashtu siç ka ndodhur deri më sot në të vërtet. Askush nuk duhet të përdoret si instrument i politikave historike dashakeqe ndaj Shqipërisë, përfundon emisioni investigativ i “Inside Story” të Top Channel.

©Makedonium