KOKËN LARTË DHE DEKLARONI ÇFARË JEMI – MAQEDONAS

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirje të gjithë maqedonasve në Republikën e Shqipërisë të deklarojnë se janë maqedonas dhe të ruajnë idenditetin maqedonas.

Nga 18 shtatori deri më 30 tetor në dyert tuaja do të trokasin ekipet e INSTAT që do të mbledhin të dhënat për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, në zbatim të nenit 6 të ligjit nr.140/2020 “Për Censin e Popullsisë dhe Banesave”.

Censusi kërkon informacion mbi karakteristikat demografike, sociale dhe ekonomike të individëve.

Kjo përfshin pyetje në lidhje me moshën, gjininë, marrëdhëniet midis anëtarëve të familjes, vendin e lindjes, nivelin e arsimit, statusin e punësimit, etninë, fenë, aftësinë e kufizuar, si dhe kushtet e banimit. Për herë të parë, përgjigjet do të regjistrohen nga anketuesit në tableta.

Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja juaj të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar.

Numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave është operacioni më i rëndësishëm statistikor në vend, dhe bazuar në këto të dhëna, institucionet do mund të planifikojnë saktë ndërhyrjet dhe shërbimet e nevojshme për banorët.

KOKËN LARTË DHE DEKLARONI ÇFARË JEMI – MAQEDONAS!

©Makedonium