KUPA TRADICIONALE E SPORTIT TË MUNDJES “GOLLOBORDA 2023”

Kupa e 10-të tradicionale e sportit të mundjes “Golloborda 2023” u zhvillua këtë vit në fshatin Ostren i Madhë në zonën e Gollobordës nën organizimin e shoqatës së mundjes “Golloborda” dhe me mbështetjen e Bashkisë Bulqizë.

Në evenimentin sportiv morën pjesë maqedonas nga zona e Gollobordës. Kupa u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme me këngë dhe valle tradicionale maqedonase nga zona e Gollobordës.

Fituesi i kupës është Elton Zepaj nga fshati Trebishtë, zona e Gollobordës ndërsa organizatorët i ndanë veteranëve, çertifikata në shenjë mirënjohjeje për aftësitë e tyre dhe ruajtjen e traditës.

©Makedonium