Maqedonasit nga Shqipëria vendosën lule në varrin e Goce Dellçevit

Përfaqësuesit e maqedonasve nga Shqipëria u përulën para varrit të revolucionarit maqedonas dhe luftëtarit të lirisë Goce Dellçev.

Delegacioni i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE), i kryesuar nga kryetari Vasil Sterjovski, vendosi lule në vendprehjen e tij të përjetshme, në kishën “Shën Spas” në Shkup.

– Delegacion i partisë, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, vendosi sot lule në vendprehjen e përjetshme të apostullit të lëvizjes revolucionare maqedonase, Goce Dellçev, me rastin e 120 vjetorit nga vdekja e tij. Emri i Goce Dellçevit do të mbetet i gdhendur në historinë e Maqedonisë dhe popullit maqedonas. I takon të gjithë maqedonasve që ta ruajnë dhe kremtojnë figurën dhe veprën e tij. Lavdi e përjetshme, njftoi AMIE.

Së bashku me Sterjovskin, nderim i bënë edhe Taqo Grozdani, sekretar i përgjithshëm, si dhe Jani Kolevski dhe Jordan Jankulla, anëtarë të komitetit ekzekutiv të AMIE-së.

©Makedonium