Maqedonasit nga Bullgaria kërkojnë ndihmë nga BE për të drejtat e tyre

Maqedonasit nga Bullgaria i dërguan një letër të hapur Presidentes së Komisionit Evropian – znj. Ursula Von der Leyen dhe kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë, Galab Donev dhe Dimitar Kovaçevski, në të cilën sinjalizojnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut në territorin e Bashkimi Evropian.

Duke theksuar se përderisa në shoqërinë maqedonase vazhdon procesi i formimit të komisionit për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, të cilët deri më tani i kanë pasur të gjitha të drejtat njerëzore dhe minoritare të asociimit, për maqedonasit në Bullgari këto të drejta thelbësore mbeten të paarritshme.

“Që nga viti 2000, kur u miratua vendimi 1 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë për të nxjerrë jashtë ligjit partinë maqedonase OMO “Ilinden”-PIRIN, edhe pse sipas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) (me vendim të vitit 2005 pas ankesës tonë 59489/2000), nuk është e nevojshme në kushtet e një shoqërie demokratike, minoriteti jonë në tërësi është i ndaluar me të gjitha pasojat. Historikisht, këto të drejta na u hoqën në vitin 1963, por ato të vitit 2000, të zbatuara në periudhën demokratike të Bullgarisë, më në fund i dhanë fund iluzioneve tona demokratike dhe u kthyem në realitetin e vitit 1963, të formuluar nga “rilindasi” Todor Zhivkov. Sot, kundër kushteve për anëtarësimin e Republikës së Bullgarisë në Bashkimin Evropian, autoritetet bullgare vazhdojnë të kundërshtojnë pranimin e realitetit objektiv të ekzistencës së maqedonasve etnikë në Bullgari, gjë që u pa qartë më 30.10.2022, në hapjen e Klubi Kulturor Maqedonas në Bllagoevgrad. Shteti, duke mos pasur mjete legjitime, zgjodhi të na pengojë me mjete të paligjshme që të zhvillojmë një ngjarje të lejuar me ligj. Kur u shkatërrua vitrina e klubit, institucionet bullgare nuk gjetën vullnetin demokratik për të dënuar sulmin. Kundërshtimet e prokurorisë për veprime të paligjshme pritej të mos respektoheshin”, thuhet në letrën e hapur.

Unioni, shtuan ata, është i detyruar të respektojë praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, sepse çdo veprim i BE-së bazohet në Traktatet.

“I bëjmë thirrje BE-së që të interesohet për statusin e maqedonasve në Bullgari dhe të insistojë që shteti bullgar të sigurojë të drejtat universale të pakicave dhe mosdiskriminimin, të përcaktuara në Nenit. 6 të vetë Kushtetutës së Bullgarisë, se kufizimet dhe privilegjet në baza etnike nuk lejohen. Do të bëjmë padi para gjykatës së BE-së”, thuhet në letrën e hapur të klubit kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” Bllagoevgrad.

Përkrahje për kërkesat e tyre dhanë edhe organizata të tjera maqedonase nga Bullgaria: Shoqata “Maqedonasit antik”, Partia “OMO “Ilinden” – PIRIN”, Partia OMO “Ilinden”, Shoqata e Maqedonasve të Represionuar në Bullgari – viktima të terrorit komunist, Shoqata për mbrojtjen e të drejtave themelore individuale të njeriut, shoqata Klubi maqedonas për tolerancë etnike në Republikën e Bullgarisë dhe shoqata Klubi për të drejtat e njeriut “Toleranca”.

©Makedonium