Niko Kolamovski, shembulli i një mjeku që u kthye në vendlindje në Pustec

Niko Kolamovski shërben prej 4 vitesh në qendrën shëndetësore të Pustecit, ndërsa mbulon me shërbim mjekësor edhe fshatrat Shulin, Leska, Zrnosko e Cerje e pas qëndrimit të tij për 32 vite me radhë në Republikën e Maqedonisë ai rikthehet në vendlindje.

– Dëshira për të ndihmuar komunitetin maqedonas, njërzit tim nga ku kam preardhjen. Përmirësimin e kushteve të jetës, përmirësimi i kushteve të punës. E ndiej veten mirë, e ndiej veten në vendin tim prandaj u riktheva. Shumica këtu janë të moshuar mbi 70 vjet të cilat nuk kanë mundësi të lëvizin. Fëmijët nuk i kanë këtu dhe mundohemi ti ndihmojmë sa kemi mundësi tha Niko Kolamovski për RTSH.

Kjo e diferencon atë nga shumë kolegë të tij, që gjithnjë e më tepër, po largohen nga Shqipëria ndërsa ai ka vendosur që këtej e tutje, t’i qëndrojë besnik vendit të tij e të ushtrojë profesionin e mjekut në Pustec.

Misioni i mjekëve doli më në pah kryesisht gjatë periudhës së pandemisë, ku me profesionalizëm e përkushtim, bluzat e bardha i’u dedikuan pacientëve të prekur nga ky virus i panjohur më parë duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” në misionin e tyre human.