Qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë kane miratuar hapjen e vendkalimit kufitarë të përbashkët Trebishtë-Xhepishtë

Ostreni i Madhë

Ostreni i Madhë

Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e qeverisë më 6 shkurt 2013 miraton vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar të përbashkët Trebishtë-Xhepishtë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë.

“Hapja e vendkalimit ndërkufitar lehtëson lëvizjen e lirë të shtetasve në të dyja anët e kufirit dhe forcon kontrollin ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë kufirin”, thuhet ne dekleraten e qeverisë shqiptare.
Edhe Qeveria maqedonase miratoi vendimin për hapjen e këtij vendkalim kufitar, kurse më 18 shkurt 2012 edhe Parlamenti i Maqedonisë me 64 vota pro dhe asnjë kundër ratifikoi  marrëveshjen për hapjen e venkalimit kufitar të ri midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, Trebishtë Xhepishtë.
Gjatë debatit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti Izet Zeqiri nga partia Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) duke i kundërpërgjigjur deputetes Ermira Mehmeti nga partia  Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) tha:
“Urime për hapjen e kalimit kufitar Xhepishtë-Trebishtë, Maqedonasve të Shqipërisë ua keni shkurtuar rrugën për 30 kilometra, kurse shqiptarëve të Likovës ua keni zgjatë rrugën për 200 kilometra kah Bllaca”, kundërpërgjigjet Izet Zeqir.
Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë, Nikolla Gruevski dhe Sali Berisha në vitin 2008 kanë nënshkruar një marrëveshje për të hapur një kalim të ri kufitar, por ajo nuk mundi të zbatohej për shkak të vështirësive teknike. Një marrëveshje e re u nënshkrua në nëntorin e kaluar.

Banorët e komunës së Trebishtit në Shqipëri kanë kërkuar një kalim kufitar për më shumë se 20 vjet.
Ata thonë se njerëzit duhet të udhëtojne 70 kilometra për te kalimi më i afërt kufitar në Bllatë për të vizituar të afërmit e miqtë dhe për të bërë biznes përtej kufirit që është 4 km larg.

Nga kalimi veçanërisht do të përfitojnë 12,000 banorët vendas e do të ndalet procesi i emigracionit nga ky rajon për shkak të gjendjes së keqe ekonomike e infrastrukturës së dobët. Pak është investuar në 20 vjet në këtë pjesë të Shqipërisë ku jetojnë një numër i madh maqedonasish etnikë. Qyteti më i afërt është Peshkopia, 80 kilometra larg dhe nuk ka rrugë të asfaltuar për të shkuar atje.
– Vënia në funksion e këtij vendkalimi kufitar do të ndalojë emigrimin e maqedonasve nga këtë zonë e varfër të Shqipëri. Deri përpara njëzet vjet në këtë zonë jetonin mbi 35.000 Maqedonas, tani ka rreth 12.000, dhe nuk ka rrugë te asfaltuara, ujësjellësa, kanalizime, ambulanta, shkolla – thonë nga shoqata maqedonase “MOST” nga Golloborda.
Partia maqedonase në Shqipëri, Aleanca maqedonase për integrim europian gjatë çdo takimi zyrtarë, me përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe maqedonase kanë lobuar për hapjen e këtij vendkalimi kufitar.

Nga pala maqedonase është shtruar rruga deri ne vendin ku do të hapet vendkalimi kufitar, ndërsa nga pala shqiptare infrastruktura rrugore është e dobët. Në fillim të këtij viti është tenderuar projekti për asfaltimin e rrugës dhe pritet që brenda ketij viti të asfaltohet rruga prej 4 km nga kufiri deri në qendrën e Trebishtitë. (Makedonium)