Duel maqedonas-bullgar në debat për minoritetet në Shqipëri

 

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit “Marin Barleti”, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Çështje Publike, pranë këtij Universiteti, në datat 13 dhe 14 Shkurt 2013, organizoi Konferencën shkencore ndërkombëtare me tematikë “Shqipëria dhe Pakicat Kombëtare, Etnike dhe Kulturore”.

Në këtë konferencë morën pjesë referues shqiptarë dhe të huaj, autoritete të fushës së drejtësisë dhe fushave të tjera, përkrah lektorëve dhe ekspertëve të mirënjohur.

Konferenca u zhvillua përgjatë dy ditëve, në datat 13 dhe 14 shkurt 2013. Ditën e parë, Konferenca i zhvilloi punimet në Seancë Plenare, në Hotel “Tirana International”. Ndërsa ditën e dytë, punimet u zhvilluan në Universitetin “Marin Barleti” (Kampusi Nr.1), në tre Seksione, ku u trajtuan, respektivisht: Regjimi juridik i pakicave kombëtare, etnike dhe kulturore në Shqipëri; Gjendja ekonomike shoqërore e pakicave në Shqipëri; dhe Komunitetet etnike shqiptare dhe ato të tjera në vendet fqinje.

Konferenca ishte dhe rezultoi si një mundësi diskutimi dhe shkëmbimi mendimesh mbi çështjen e pakicave kombëtare, dhe etnokulturore, të cilat jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të komuniteteve shqiptare që jetojnë në vendet fqinje si rezultat i proceseve të ndryshme historike dhe politike. Përgjatë punimeve të Konferencës u bë një analizë, e shoqëruar edhe me diskutime dhe debate, jo vetëm rreth gjendjes, problemeve dhe shqetësimeve të këtyre pakicave, duke analizuar në veçanti aspektet juridike, shoqërore, ekonomike dhe politike të tyre por, së pari, edhe të koncepteve teorike në fushën e pakicave.

Shumë reagime dhe debate pati në seksionin “Gjendja ekonomike shoqërore e pakicave në Shqipëri”. Në këtë seksion nga Bullgaria morri pjesë Veselka Tonceva nga Instituti i folklorit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Vasil Sterjovski aktivist i minoritetit maqedonas në Shqipëri.

Veselka Tonceva në referatin e saj “Këngët tradicionale dhe identiteti: Komuniteti i Gollobordës (Shqipëri) mes Bullgarisë dhe Maqedonisë” në konferencë tha se me formimin e shtetit shqiptar 1912, Shqipërisë i janë dhënë zona të pastra bullgare, si Prespa, Golloborda dhe Pole ose Dibra e Poshtme.

Statusi i popullsis bullgare në Gollobord pranë nuk është si minoritet bullgar sepse Shqipëria  zyrtarisht nuk njeh minoritet bullgar. Sipas të dhënave historike, në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, Golloborda konsiderohej bullgare si pjesë përbërëse të rajonit të Maqedonisë. Sipas studiuesve bullgarë, gjuha të cilën e flasin këta njerëz është e njohur si bullgarë dhe i takon grupit më perandimor   të dijalektit bullgaro-maqedonas. Sipas opinionit bullgar, këngët e këtij komuniteti janë bullgarë – tha Tonceva në referatin e saj.

Këto pretendime të Veselka Tonceva shkaktuan reagim nga ana e Vasil Sterjovski, aktivist i minoritetit maqedonas në Shqipëri, i cili u përgjigj se kjo është propaganda e pastër bullgare.

“Kjo që tha zonja Tonceva është propagandë e pastër bullgare . Më lejoni të jem i qartë. Në Gollobordë, Prespë dhe Gorë nuk ekziston minoritet bullgarë, i cili ka ardhur këtu gjatë ndonjë lufte dhe ka mbetur këtu. Në këto zona ka popullsi të pastër maqedonase e cila nga gjuha, kultura, tradita dhe folklori asgjë nuk e lidhë me Bullgarinë, ose më saktë me qytetin Pleven nga vjen zonja Tonceva. Kjo popullsi e ka gjuhën, folklorin dhe traditën të njejtë me Maqedonasit matanë kufirit, përshëmbull Maqedonasit nga Prespa kanë gjuhë dhe zakone të njejta me Maqedonasit nga Resnja në Maqedoni dhe Maqedonasit në Prespë të Greqisë, Maqedonasit e Gollobordës kanë folklorë, traditë dhe zakone të njejta me Maqedoansit nga Dibra. Përpara 100 vite këto zona ishin pjesë të teritoritë etnik të Maqedonisë, por me ndarjen e Maqedonisë në vitin 1913 dhe me krijimin e shtetit shqiptar këto zona I’u dhanë  Shqipërisë.

Zonja Tonceva është vetëm emisar i projektit bullgar për ringjalljen e “Bullgarisë së Madhe”. Kjo propagandë bullgare lidhet me  proektin e “Bullgarisë së madhe” që është ringjallur mbas viteve 90 të shekullit të kaluar, ku Maqedonia është ndërkohë një nga pretendimet kryesore të nacionalistëve bullgarë.  Bullgaria artificialisht po përpiqet të krijoj minoritet bullgar në Shqipëri, Kosovë dhe në Greqi, për ta rrethuar Maqedonin dhe për të treguar se s’mund të egzistojnë Maqedonas në Republikën e Maqedonisë pasi vetë Republika e Maqedonisë është e rrethuar me Bullgar” – tha Sterjovski.

Vasil Sterjovski ne referatin e tij “Maqedonasit në Shqipëri gjatë 100 viteve të shtetit shqiptar”, tha:

Maqedonasit në Shqipëri e ndanin fatin e Maqedonisë dhe popullit maqedonas e cila me ndarjen e vitit 1913 u nda nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia dhe më vonë me krijimin e shtetit shqiptar pjesë nga teritoret etnike të Maqedonisë (Prespa, Gora, Golloborda), me korigjimin e kufirit midis Shqipërisë, Greqisë dhe Mbreterisë Serbo – Kroate – Sllovene, i’u dhanë Shqipërisë.

Maqedonasit në Shqipëri jetojnë në zonat e Prespës, Gollobordës, Gorës, Pole ose Dibra e Poshtme dhe disa fshatra në rrethin e Korcës, Pogradecit dhe Bilishtit.

Përvec në fshatrat Maqedonasit janë të përqendruar edhe në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korcë, Pogradec, Bilisht, Kukës, Librazhdë etj.

Edhe sot e kësaj dite Shqipëria vazhdonë të njohë vetëm një pjesë të minoritetit maqedonas. Kështu minoriteti Maqedonas njihet vetëm në zonën e Prespës, kurse nuk njihet në zonën e Gollobërdës, Gorës si dhe në qyetet ku banon në Shqipëri. (Makedonium)