Një delegacion i partisë Aleanca maqedonase u takua me ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri

Nga takimi në Korcë

Nga takimi në Korcë



Në Korçë, më 25 shkurt 2013 një delegacion i Aleancës maqedonase për integrim europian, udhehequr nga Edmond Temelko, Vasil Sterjovski dhe Andon Jani kishin një takim me ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, Bronislava Tomashova.

Në takim u diskutua rreth temave që prekin Maqedonasit në Shqipëri, arsimimin në gjuhën amtare të Maqedonasve në Shqipëri, Censusi i kryer vitin e kaluar, rezultatet zyrtare e të cilit Maqedonasit dhe pakicat e tjera në Shqipëri nuk i njohin, rritjen e nacionalizmit në Shqipëri dhe presioni ndaj Maqedonasve në Shqipëri dhe një numër problemesh të tjera.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Aleancës maqedonase për integrim europian falënderuan ambasadoren çeke për vendimin e fundit të qeverisë çeke për të njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, sepse ky emër është i lidhur me të gjithë Maqedonasit, pavarësisht se ku ata jetojnë. (Makedonium)