Lluk Simpkins mban fjalim në Parlamentin australian në mbrojtje të Maqedonasve në Shqipëri

Deputeti Lluk Simpkins mbajti një fjalim në Parlamentin australian, referuar vizitës së tij në Maqedoni dhe tek Maqedonasit në Shqipëri.
Në fjalimin e tij në Parlamentin australian Simpkins tha se gjatë vizitës në Shqipëri u takua me kryetarin e komunes Pustec (Liqenas) dhe me përfaqësues të komunitetit maqedonas në atë vend.

Simpkins tha se gjatë Censusit të fundit në Shqipëri ishin bërë shumë gabime në të drejtën e shprehjes së lirë të identitetit kombëtar. ” Pra popullsia etnike Maqedonase zyrtarishtë numëron rreth 5.000, dhe ne realitet kjo shifër është më shumë se 100 mijë.”

Maqedonasit në Shqipëri jetojnë në 39 fshatra, si dhe në shume qytete të Shqipërisë.

“Kryetari i komunës më tregovi qartë se ata jane qytetar luajale të Shqipërisë, por që ka mangësi serioze në respektimin e të drejtave themelore të njëriut. Kam frikë edhe nga tendenca e radikalizimit për këto ceshtje nga partitë politike shqiptare . Në Shqipëri është shfaqur partia ultra –nacionaliste  Aleanca Kuq e Zi. Bashkimi Europian duhet të monitoroj këtë situat për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e minoritetit Maqedonas dhe minoriteteve të tjera, dhe për këtë dërgova një letër përfaqësuesit të BS-së në Shqipëri”.

Simpkins para deputetëve australian hapur tha se qeveria në Tiranë nuk do ti mbrojë pakicat etnike dhe përmes këtyre mangësive në të vërtetë janë duke u përpjekur për të asimiluar disa komunitete.

“Nga vizita time mu bë e qartë se Republika e Maqedonisë është me të vërtet një shëmbull i mirë se si mbrohen të drejtat e minoriteteve, dhe është në kontrast të fortë me atë që po ndodhë në Shqipëri dhe Greqi, ku kemi mosnjohje të minoriteteve” tha në fjalimin e tij në Parlamentin australian deputeti Lluk Simpkins. (Makedonium)